E Shtunë, 31 Tetor 2026

KE, masa te reja për krizën

Barroso paralajmëroi se Bashkimi Evropian përballet me kërcënimin e shpërbërjes nëse nuk merren masa për integrimin e mëtejshëm ekonomik të 27 vendeve anëtare. Ai theksoi se bashkëpunimi mes qeverive nuk është i mjaftueshëm për ta nxjerrë Evropën nga kriza dhe për të siguruar të ardhmen e saj. Zoti Barroso e cilësoi krizën e tanishme financiare si më të rëndën në historinë e Bashkimit Evropian. "Një paketë prej 500 milion eurosh për të garantuar huatë e bankave investuese evropiane për Greqinë tashmë është miratuar. Komisioni po shqyrton gjithashtu një mekanizëm më të gjerë garantues për të ndihmuar bankat që të japin hua e për të ndihmuar me të vërtetë ekonominë. Të gjitha këto masa përbëjnë një mbështetje shumë të madhe për përpjekjet e Greqisë, ndërkohë që Athina duhet të japë rezultate konkrete". Ndërkohë, grekët vetë, duke filluar nga sot do të paguajnë një taksë të re, e cila u prit me greva në sektorin e transportit, duke i lënë kështu banorët e Athinës pa mjetet e përditshme për të shkuar në punë. Sindikatat kritikuan hapur masat e ashpra ekonomike, që qeveria shpreson se do të bëjnë të mundur sigurimin e paketa të domosdoshme financiare. Edhe punonjësit e doganave dhe të postave dolën në grevë, ndërsa disa pensioniste protestuan përpara ministrisë së financave kundër shkurtimit të pensioneve dhe ngritjes së taksave. Te martën parlamenti grek miratoi taksën e re mbi pasuritë e patundshme, e cila ka ngjallur shumë debate. Ndërsa te enjten përfaqësuesit e FMN-ne, BE-se dhe bankës qendrore evropiane nisin inspektimin ne Athinë për te vendosur mbi këstin e radhës se Greqisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›