Ekzekutimi i dënimeve me vdekje shënon rënie

Nga Express më 28 mars 2011 në ora 19:00
Ekzekutimi i dënimeve me vdekje po vazhdon të bie në gjithë botën, thuhet në një raport të Amnesty International (AI).
Edhe pse 23 vende kanë kryer ekzekutime në vitin 2010, katër më shumë se në vitin 2009, numri i njerëzve të ekzekutuar ka rënë nga të paktën 714 në 527, ka njoftuar grupi për të drejtat e njeriut.
Por shifrat nuk përfshijnë Kinën, ekzekutimet e së cilës mendohet se janë në numër më të madh, se sa në të gjitha shtetet tjera së bashku.
Gaboni u bë vitin e kaluar vendi 139, që shfuqizoi dënimin me vdekje.