Ekzekutimi i kambistit, një dëshmitar okular
Autori i Lajmit: red.
Një dëshmitar okular i vrasjes së kambistit Astrit Cubaj, pasditen e së dielës, mund të çojë policinë në identifikimin e dy autorëve. Grupi i hetimit ka marrë në pyetje një banor të pallatit ku jetonte viktima Astrit Cubaj, 40 vjeç, nga Kopliku i Malësisë së Madhe, e cili dyshohet të ketë qenë në hyrje të pallatit në momentin e krimit. Sipas burimeve nga policia bëhet e ditur se emri i dëshmitarit do të mbahet sekret, por dëshmia e tij mund të çojë në gjurmët e autorit. Ai ka qenë duke zbritur në momentin që ka parë përleshjen e viktimës me dy djemtë e rinj. Policia ka marrë në pyetje dhe familjarët e viktimës. Në listën e tyre është gruaja e 40-vjeçarit, e cila ka dhënë deklarimet e saj në polici, si dhe do të merret sërish në pyetje në lidhje me ngjarjen. Mësohet se bashkëshortja e viktimës Astrit Cubaj, së bashku me katër fëmijët janë larguar nga banesa në qytetin e tyre të lindjes. Sipas policisë, Cubaj u ekzekutua dje me tre plumba, një në kraharor, dy në këmbë, pas grabitjes nga dy adoleshentë, ngjarje kjo e ndodhur, rreth orës 14:50, në lagjen “Komuna e Parisit”, në rrugën “Medar Shtylla”. Sipas të dhënave nga policia, dyshohet se viktimës i është grabitur shuma prej 8 mijë eurosh, të cilat i kishte me vete. Më pas dy autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të paditur. Viktima është dërguar për në Spitalin Ushtarak, duke humbur jetën gjatë rrugës. Nga hetimet e kryera nga policia, autorët dyshohet të jenë të moshës 16 dhe 18 vjeç, të gjatë 1.70 dhe 1.75 cm, trupa të hollë, flokë të zinj dhe të qethura shkurt. Dyshohet se njëri prej autorëve ka qenë i veshur me pantallona të shkurtra dhe me shapka. Policia ka vënë në dispozicion një shumë prej 20 mijë eurosh, për personin që jep informacion në lidhje me autorët e kësaj ngjarjeje.
Në të njëjtën kohë efektivat e policisë kanë kryer një sërë veprimesh për të arritur në identifikimin e autorëve.
Ky lajm është publikuar: 23/06/2009