Suedia: “Liberalizimi varet nga shpejtësia e plotësimit të kushteve”
Autori i Lajmit: red.
Suedia, kryesuesja e radhës e BE, pret përparime në liberalizimin e vizave për Ballkanin Perëndimor. Ministri i Jashtëm suedez, Karl Bild, gjatë paraqitjes së planit për kryesimin e radhës së BE-së, deklaroi se vendi i tij do të punojë jo vetëm për zgjerimin e unionit me Kroacinë dhe Turqinë, por edhe për çështjen e liberalizimit të vizave për shtetet e Ballkanit Perëndimor. “Sesa shpejt do të ecin shtetet për çështjet teknike lidhur me liberalizimin e vizave, varet prej tyre”,- theksoi Bild. Bild tha se për vendet e bllokut është e rëndësishme që Ballkani Perëndimor të ecë përpara. Sipas tij, në rast se do të ketë një bllokadë, atëherë kjo nuk do të ndihmojë stabilitetin që Bashkimi Evropian kërkon në Ballkan. Megjithatë, Bild shprehet se vendi i tij nuk ka ndër mend të ndërhyjë për të zgjidhur mosmarrëveshjen e kufirit mes Kroacisë dhe Sllovenisë, çështje që po pengon seriozisht anëtarësimin e Zagrebit në familjen e madhe evropiane. “A kemi ndër mend të bëjmë diçka për këtë problem? Përgjigjja është Jo”,- tha shefi i diplomacisë suedeze, duke iu përgjigjur interesit të mediave. “Tani është koha për reflektim nga të dyja vendet, sepse kjo është një mosmarrëveshje dypalëshe. Përgjegjësia për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dypalëshe mbetet te vetë vendet respektive, deklaroi Bild. Kroacia është vendi ballkanik që ka shanset më të mira për t u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, por problemi i trashëguar që ka me Slloveninë lidhur me çështjen e kufirit, por edhe mosdorëzimi i një sërë dokumentesh të kërkuara nga Gjykata e Hagës për kriminelët e luftës po e pengon anëtarësimin. Për sa i përket Serbisë, Bild u shpreh se ishte bërë përparim thelbësor në bashkëpunimin e Beogradit me tribunalin e Hagës, ndërsa shtoi se ishte shumë e rëndësishme që të gjitha vendet e Ballkanit të ecnin përpara drejt integrimit. Pengesat me të cilat po përballet Kroacia dhe dështimi në një sërë pikash të negociatave mes Bashkimit Evropian dhe Turqisë kanë bërë që të krijohet përshtypja se blloku po i mban qëllimisht dyert të mbyllura për anëtarësimin e vendeve të tjera që aspirojnë të bëhen pjesë e familjes evropiane. Studimet e bëra tregojnë një skepticizëm në rritje në bllokun e 27-ës për pranimin e vendeve të reja nga Evropa Juglindore, ndërsa një sërë kandidatësh për Parlamentin Evropian në fillim të këtij muaji bënë fushatë kundër përpjekjeve të Turqisë laike, por me shumicë myslimane për anëtarësim në BE.
Ky lajm është publikuar: 23/06/2009