Ekzekutimi i kolateralit
Nëse ligji që çon në sekuestrimin e pasurive të lëna peng në momentin e marjes së një kredie do të ishte më i fortë, atëherë edhe normat e interesit do të ishin më të ulta. Sikurse edhe kredimi nuk do të ishte i shtrënguar sa është aktualisht. Anëtari i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës Qendore, Arjan Kadare thotë për abc news se nevojitet që ligji i ekzekutimit të kolateralit të përforcohet më tepër.
Megjithatë, Kadare pohon se së fundmi ezkekutimi i kolateralit është përshpejtuar dhe po bëhet brenda 3 muajve dhe kjo falë bashkëpunimit me përmbaruesit privat.
Pak ditë më parë, guvernatori Ardian Fullani deklaroi se Banka e Shqipërisë ka bërë disa propozime ligjore për të forcuar ligjin e ekzekutimit të kolateralit dhe është në pritje të miratimit të tyre.
Mendohet se këto propozime lidhen edhe me heqjen e pikës së kontratës që lejon kredimarrësin të marrë kohë, duke e apeluar ekzekutimin.