E Diel, 1 Nëntor 2026

Monti ne Shqiperi per projektin TAP

Koha po ngushtohet dhe duhet të përshpejtojmë për ta cuar përpara projektin më konkurrues për ndërtimin e gazsjellësit nga Azerbajxhani drejt Europës . Kështu ka deklaruar drejtori për mardhëniet me jashtë i Projektit TAP, Michael Hoffmann, i cili ndodhet në Bruksel për një seri takimesh me institucionet europiane dhe ambasadat e të gjitha vendeve që përfshihen në këtë projekt. Sipas tij ky projekt aktualisht është i vetmi finalist në mesdhe ende në garë për furnizimet e Shah Deniz nga Kaspiku, apo i korridorit të jugut, duke kaluar nga Shqipëria drejt Italise, i cili ka si qëllim të kthehet edhe në furnizuesin e të gjitha tregjeve emergjente të Ballkanit Perëndimor. Projekti jonë, afirmon Hoffmann, është projekti i vetëm që përfshin edhe vendet e Ballkanit Perëndimor, që janë kandidate apo kandidatë potencial për tu aderuar në Bashkimin Europian. Një aspekt ky që bëhet më dominues edhe për zgjerimin e ardhshëm të BE, kundrejt projektit tjetër Nabuëo, që përfshin vetëm Bullgarinë, Rumaninë, Hungarinë dhe Austrinë. Menaxheri i TAP, është shprehur në Bruksel se aktualisht gara është e fortë mes të dy projekteve dhe për këtë ka kërkuar edhe mbështetjen e autoriteteve italiane. Projekti i gazsjellësit Tap, për Italinë është e vetmja mundësi për tu furnizuar direkt nga Kaspiku. Pas përjashtimit nga gara të ITGI nga Shah Deniz, nuk duhet të humbasim më kohë ka thënë Hoffmann . Zgjedhja finale e Shah Deniz do të jetë në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm dhe për të fituar garën projekti ynë TAP ka nevojë për mbështetjen e Italisë, e cila për ndryshe rrezikon të mbetet jashtë, ka deklaruar Hoffmann. Drejtori për marrdhëniet me jashtë të Tap, ka sqaruar se punimet për ndërtimin e gazsjellësit në Puglia do të nisin në dimër dhe ka siguruar se nuk do të ketë asnjë impakt në territorin bregdetar. Hoffmann ka thënë se tashmë topi kalon në duart e qeverisë italiane, duke shtuar se pikërisht për këtë është parashikuar që në muajin maj kryeministri Mario Monti do të mbërrijë në Shqipëri dhe në axhendën e të dy kryeqeveritarëve do të jetë projekti TAP.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›