E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekzekutimi i oficeres së marinës në vitin 2006

Mesditën e 11 nëntorit 2006, Leonora Rama, 47 vjeçe, qëllohet për vdekje me 6 plumba pistolete, teksa po ecte në qendër të Vlorës me të bijën dhe një kushërirën e saj. Oficerja e marinës ishte ndjekur në të gjitha lëvizjet që kishte kryer atë të shtunë nga autori i krimit, 16-vjeçari Armando Zanaj. Adoleshenti kishte vënë një maskë në kokë e syze për të mos u dalluar nga fytyra dhe kur është afruar, ka qëlluar Ramën. Ai është larguar, pasi ka zbrazur mbi gruan të gjithë plumbat, në sy të vajzës dhe dëshmitarëve të shumtë të krimit. Policia e Vlorës arriti të zbulonte në kohë shumë të shkurtër se autori ishte vëllai i një të riu të vrarë në Barcelonë. Si ekzekutor i Slejdi Zanajt dyshohej Sokoli, djali i Leonora Ramës, dhe sipas hetuesve, vrasja e gruas ndodhi për hakmarrje. Vetë adoleshenti i arrestuar 5 orë pas vrasjes ka pranuar vrasjen për të marrë gjakun e vëllait.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›