Atentat per nderin e kusherires
Vlore- Sherri per nje femer behet shkak per nje atentat me arme, prane vendit te quajtur "Kali i Trojes" ne Vlore. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 19:30, pas konfliktit mes dy te rinjve. Ylli Zeneli, 37 vjec, lindur e banues ne lagjen "Pavaresia" te qytetit, eshte qelluar nga 20 vjecari Ermal Hibraj, ne zonen ku banon i demtuari.
Burime te policise thane se Hibraj ka qelluar me pistolete "Valter" mbi 37 vjecarin, duke i shkaktuar atij plage te shumta ne trup. Menjehere Zeneli eshte transportuar per ne spitalin rajonal te Vlores, ku ka marre ndihmen e pare mjekesore. Aktualisht mjeket shprehen se 37 vjecari eshte jashte rrezikut per jeten.
Ne vendngjarje ka mberritur nje grup hetimor qe mori ne pyetje deshmitaret e terrorizuar nga krismat e armeve dhe skena e krimit. Po keshtu ne pyetje eshte marre edhe vete i demtuari Zeneli, qe ka shpjeguar motivet e ngjarjes se rende. Burime policore thane per gazeten se shkak i atentatit me arme eshte bere nje ngacmim femre, e aferme e autorit te dyshuar te krimit. Zeneli eshte shprehur se nuk ka pasur asnje qellim te keq, por 20 vjecari ne befasi e ka qelluar ate disa here me arme. Grupi hetimor tha se arma e perdorur nga i dyshuari eshte nje pistolete "Valter", te cilen Hibraj pas largimit nga vendngjarja e ka hedhur ne nje puset. Pas plagosjes ai eshte larguar nga zona per t'i shpetuar policise, por pas 30 minutash ndjekjeje eshte arrestuar ne dalje te qytetit te Vlores. Burime policore thane se gjeten ne cilesine e proves materiale edhe armen e krimit, ndersa moren ne pyetje te dyshuarin qe dha te njejtin version me te demtuarin, ngacmimin e te afermes se tij. Burime nga spitali thane se Zeneli ka marre plage ne shpatull edhe brinje, pa i prekur organet jetesore dhe gjendet jashte rrezikut per jeten. I ndaluari Hibraj akuzohet per veprat penale te "vrasjes se mbetur ne tentative" dhe "armembajtjes pa leje".
Ornela Hila.