E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deputetet ne baze ngrihen keshillat e PS-se ne qarqe

Pavarësisht përfundimit të procesit zgjedhor të Tiranës me vendimin e Kolegjit Zgjedhor, deputetët e Partisë Socialiste kanë vijuar aktivitetin në zonat elektorale të tyre. Të mandatuarit e selisë rozë janë shpërndarë në qarqe, ku kanë marrë pjesë në procesin e konstituimit të këshillave të tyre.

Të kontaktuar me telefon nga “Albanian Screen”, deputetët kanë pohuar se janë të pranishëm në qarqet e tyre ku janë duke u ngritur këshillat e qarqeve pas zgjedhjeve të 8 majit.

Në shumicën e bashkive të fituara prej socialistëve, ata kanë marrë edhe shumicën në këshillat e qarqeve dhe po kërkojnë të marrin dhe kryetarët e këshillave, pohuan përmes telefonit deputetët e selisë rozë. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›