E Diel, 1 Nëntor 2026

Sulm Mevlan Shanajt fqinji qellon me arme drejt baneses

Sulmohet me armë shtëpia e aktorit Mevlan Shanaj, në Rushemisht të Pogradecit. Të dielën në mbrëmje pronari i hotel-restorantit që gjendet pranë vilës së Shanajt, Adrian Hoxhallari 41 vjeç ka qëlluar me me tetë plumba pistolete në drejtim të dritareve të shtëpisë, brenda të cilës ishte bashkëshortja e aktorit, poetja Natasha Lako dhe vajza së bashku me bashkëshortin dhe dy fëmijët e tyre të vegjël. Fatmirësisht plumbat kanë qëlluar suvatë dhe betonet zbukuruese të vilës, pa prekur askënd. Në këtë moment vetë aktori nuk gjendej në vilë.

“Është qëlluar drejt familjes sime, në banesën time. Ka qenë gjithë familja brenda, por për fatin tim të mirë, është qëlluar 8 herë me pistoletë por hasën në rezistencën e betonit, ndaj fëmijët kanë shpëtuar. Është një rast i shëmtuar, akt terrorist nga një marrëdhënie e çuditshme, absolutisht pa asnjë lloj konflikti; nga një njeri që e kam komshi dhe që kam marrëdhënie mjaft të mira me familjen e tij. Nuk kam asnjë konflikt me askënd për asnjë motiv”-tha Shanaj.

Aktori Shanaj ka rezerva për punën e policisë. Në fakt, policia nuk ka dhënë asnjë shpjegim lidhur me ngjarjen që ka tronditur familjen Shanaj, duke i cilësuar si “motive të dobëta” shkaqet e sulmit me armë. Edhe Mevlan Shanaj, gjatë prononcimit të tij për median, nuk ka evidentuar shkakun që nxiti veprimin e dhunshëm të 41-vjeçarit Hoxhallari, duke aluduar për një qëndrim anormal të tij.

Jorgjeta Gjançi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›