Topi-Pacolli hapesire mbarekombetare zhvillimi

E ardhmja e përbashkët europiane e Shqipërisë dhe Kosovës ishte temë kryesore e takimit mes Presidentit të Republikës, Bamir Topi dhe dy Zëvendëskryeministrave kosovarë Behgjet Pacolli dhe Mimoza Kusari-Lila.
Topi i ka shprehur zotit Pacolli vlerësime për përpjekjet intensive dhe të nismat kurajoze në shërbim të perspektivës së ardhshme evropiane jo vetëm të Kosovës, por dhe të Shqipërisë dhe mbarë kombit shqiptar. E tillë është sipas presidentit dhe nisma “Për Një Hapësirë Mbarëkombëtare Zhvillimi”.
Nga ana e tij, zoti Pacolli vlerësoi rolin e Presidentit Topi për konsolidimin e marrëdhënieve dhe rritjes së bashkëpunimit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, për përmirësimin e dialogut politik dhe bashkëpunimit ekonomik.