E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekzekutohet biznesmeni ne banesen e tij me 5 plumba

/ /

Sipas policise viktima eshte qelluar me pistolete ne momentin kur ndodhej i vetem ne banese. 37-vjecari Grabocka eshte qelluar me disa plumba pistolete dhe ka mbetur i vdekur ne vend ne korridorin e baneses se tij beri te ditur policia e Korces. Krismat e armes kane alarmuar fqinjet te cilet sinjalizuan sallen operative. Forca te shumta te policise mberriten menjehere ne vend dhe pasi konstatuan trupin e pajete te viktimes u vune ne kerkim te autoreve te krimit. Grupi i hetimit qe beri keqyrjen e kufomes tha se 37-vjecari eshte qelluar me pese plumba ne trup. Dyshimet e para bejne fjale per njohje midis viktimes dhe autorit te krimit i cili eshte futur ne banese duke e qelluar me pas per vdekje. Sipas hetimeve te para vrasja e 37-vjecarit Grabocka eshte e paramenduar dhe ka qene e qellimshme. Viktima ndodhej i vetem ne shtepi pasi prinderit e tij kishin dale per vizite ndersa ai ishte i pamartuar. Deshmite e para te fqinjeve nuk bejne fjale per ndonje grindje qe te jete degjuar nga brenda shtepise se viktimes. Gjithashtu nuk jane konstatuar shenja te hapjes me dhune te deres se shtepise se tij. Vete pozicioni i baneses ne nje rrugice te qete sipas policise ka favorizuar autorin qe jo vetem te hynte pa u vene re ne shtepine e 37-vjecarit por edhe te largohej pas krimit pa rene ne sy. Sipas te dhenave te para Marsel Grabocka njihej si nje person pa probleme dhe konflikte ne Korce. Policia tha se ai nuk kishte precedente penale. Grabocka kishte nje punishte te tij ne Korce ne te cilen perpunonte lenden e pare te salcave qe perdoren ne fast- food. Ai punonte me punetore te tjere edhe per shperndarjen e mallrave ushqimore. Nga verifikimet e policise rezultoi se viktima frekuentonte shpesh lojerat e fatit piste ne te cilen eshte fokusuar edhe grupi i hetimit. Mesohet se edhe nje dite para ngjarjes 37-vjecari ka qene ne nje lokal te lojerave te fatit. Ende nuk ka te dhena se cfare shume parash ka luajtur 37-vjecari Grabocka por dyshohet se vrasja te jete kryer per shkak te borxheve te tij. Policia ka nisur kerkimet ne disa drejtime ndersa perqendroi hetimet e saj pikerisht ne lokalin ku nje dite me pare viktima kishte luajtur ne lojera elektronike. Pronari i lokalit u shoqerua ne komisariat per te dhene deshmine e tij mbi rrethanat ne te cilat nje dite me pare 37-vjecari kishte luajtur. Policia tha se jane shoqeruar edhe te tjere por ende asnje i arrestuar. Drejtues te policise bene te ditur se jane duke hetuar edhe ne pista te tjera por pa specifikuar asnjeren prej tyre. ndersa perjashtuan pisten e vrasjes per qellime grabitje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›