Ekzekutohet i shumëkërkuari, plumbi i merr jetën edhe gruas së tij
“Gracka” përfundon me vrasjen e Rrok Pjetrit, i akuzuar për disa krime. Në rrethimin policor vritet edhe File Pjetri. Policia fajëson bashkëshortin
LEZHË – Operacioni i policisë për të arrestuar një person të shumëkërkuar për vrasje ka përfunduar me ekzekutimin e tij, por ka mbetur e vdekur në vend edhe bashkëshortja, gjë që ka ngritur shumë dyshime. Burimet zyrtare të Policisë së Qarkut të Lezhës bëjnë të ditur se është vrarë shtetasi Rrok Pjetri, i akuzuar për disa vrasje. Gjatë operacionit për ndalimin e tij mbeti e vdekur në vend edhe bashkëshortja e Rrokut, File Pjetri. Ndërsa policia distancohet nga mundësia e një vrasjeje pa dashje të bashkëshortes së 80-vjeçarit, të afërmit kanë hedhur dyshime që e moshuara të jetë vrarë nga forcat e rendit. Ndoc Daia, nipi i viktimës 75-vjeçare, thotë se “e dyshojmë që halla është vrarë nga policia dhe jo nga ana e bashkëshortit, prandaj kërkojmë ekspertizë speciale”.
Operacioni
Ditën e hënë, në fshatin Dajç të rrethit të Lezhës, kremtohej një festë fetare, gjë që ka angazhuar forcat e rendit që të vënë në ndjekje Rrok Pjetrin, i akuzuar për disa krime dhe i shpallur në kërkim që më 19 prill të vitit të kaluar. Në këtë kuadër është organizuar operacioni “Gracka”, me pjesëmarrjen e forcave të policisë së Lezhës, në bashkëpunim me repartin e FNSH–së Shkodër dhe trupat e RENEA-s. Rreth orës 18:20, kur sapo kishte filluar të errësohej, me dhjetëra forca policie janë afruar në banesën e 80-vjeçarit. Këto fakte janë pohuar edhe nga vetë drejtori i Policisë së Qarkut, Mërgim Hoxha. Sipas tij, në rrethimin e banesës kanë marrë pjesë forca të shumta policie, përfshirë edhe ekspertët e specializuar të FNSH-së dhe të RENEA-s, pasi Rrok Pjetri njihej si një person me rrezikshmëri të lartë. Bashkëshortja e 80-vjeçarit sapo kishte sjellë bagëtitë në kasolle dhe po merrej më mbarështimin e tyre, kur ajo është
gjendur e rrethuar nga ana e policisë. Policia po dialogonte me File Pjetrin kur i kërkuari që ndodhej në banesë ka fikur menjëherë të gjitha dritat në banesë. “Në këto kushte gruaja ka insistuar të hynte në banesë për të bindur bashkëshortin e saj që të dorëzohej, pavarësisht kundërshtimit nga ana e policisë”, - thotë Hoxha. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se Filja i ka thirrur disa herë Rrokut. “Rrok, jam unë, gruaja jote. Po vij vetëm brenda dhe flasim bashkë”. Por thirrja e saj nuk ka marrë asnjë përgjigje. Sapo është afruar te dera ajo është qëlluar nga ana e Rrokut, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Vrasjet
Sipas burimeve të policisë, File Pjetri është qëlluar me një plumb të vetëm pas shpine. Burime zyrtare pohojnë se para se të vritej e moshuara, Rroku ka qëlluar dy herë në ajër, duke dhënë sinjale që ajo nuk duhej të afrohej tek dera. Nga dëshmitë e dhëna i kërkuari është ngjitur në katin e dytë të banesës dhe ka komunikuar me të afërmit e tij në Itali me telefon. Sipas të dhënave të policisë, kur ka parë se është vrarë bashkëshortja, ka qëlluar veten me një plumb në gjoks, duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Vetëm në orën 23:30 minuta policia ka marrë nën kontroll banesën, pas thirrjeve të shumta që i ishin drejtuar 80-vjeçarit për t’u dorëzuar. Kur kanë hyrë në mjediset e brendshme të kullës, policia gjeti të shtrirë plakun, ndaj të cilit rëndojnë disa akuza për krime. Burimet policore shprehen se ekspertët e RENEA-s kanë sjellë nga Tirana një qen që identifikonte nëse në banesë kishte njerëz të gjallë apo jo. Kjo i ka ndihmuar specialët që të marrin guximin për të hyrë në shtëpi pas disa orësh. Pas verifikimeve të para ekspertët kanë gjetur dhe sekuestruar në banesë dy armë zjarri dhe dhjetë krehra me fishekë, të cilat janë të vetmet prova për të vërtetuar nëse Rrok Pjetri dhe bashkëshortja e tij janë ekzekutuar sipas skemës që pretendon policia, apo jo. Pas ekspertizës, trupat e pajetë të dy bashkëshorteve Pjetri janë dërguar për në morgun e Spitalit të Lezhës.
Kush ishte Rrok Pjetri
Burime zyrtare të Policisë së Qarkut të Lezhës bëjnë të ditur se Rrok Pjetri pothuajse gjithë jetën e tij e kishte kaluar nëpër burgje. Edhe para viteve 1990 ai kishte provuar qelinë pasi kishte vrarë një tjetër person nga qyteti i Shkodrës, vetëm sepse ai e kishte qëlluar me pëllëmbë. Ndërsa pas viteve ‘90, kur edhe kishte lënë qelitë e burgut, ishte vendosur në banesën e tij, duke qenë vazhdimisht i mbyllur dhe lëvizjet e tij i bënte me shumë kujdes për shkak të hasmërive që kishte. Pas një konflikti me Lazër Nikollin me 19 prill 2007, Rrok Pjetri e ka vrarë atë me armë zjarri për motive pronësie. Pikërisht për këtë vrasje ai ishte i shpallur në kërkim, por njohja e terrenit dhe njëkohësisht rrezikshmëria që ai paraqiste i kishin krijuar luksin atij për të qenë i lirë, pa arritur dot për t’u prangosur nga policia. Me ndihmën financiare të nipit të tij, Rroku kishte ndërtuar një kullë fortesë në çdo rast. Ai fshihej sa në një shtëpi në tjetrën nga frika se mos e vrisnin. Kohët e fundit ai vinte në banesë natën dhe zhdukej natën, pa rënë në sytë e banorëve të fshatit. Por kjo nuk i ka shpëtuar policisë, e cila mbrëmjen e së hënës organizoi aksionin për kapjen e tij, ku mbeti e vdekur edhe bashkëshortja.
Box 1
Masa të rrepta policore në ceremonialin mortor
Edhe pse ceremonia mortore e Rok Pjetrit do të kryhet tashmë nga ana e të afërmve të tij, pasi ai nuk kishte fëmijë, policia e Lezhës do të jetë e pranishme për të shmangur edhe hakmarrjen nga personat që Pjetri ka vrarë apo që ka qenë në konflikte me ta gjatë këtyre viteve. Frika se gjakmarrësit mund të hakmerren edhe tek djemtë e vëllait të Rrokut, që qëndrojnë në Itali dhe Angli, i ka detyruar efektivat blu që të mbajnë të rrethuar në distancë fshatin dhe njëkohësisht të kontrollojnë lëvizjet e banorëve me anë të punonjësve të policisë, të veshur civilë për të mos rëndë në sy dhe për të shmangur vazhdimin e gjakderdhjes.
Box 2
Hetimet, File Pjetri u vra nga bashkëshorti
Burime zyrtare të Prokurorisë së Lezhës bëjnë të ditur se është kryer ekspertiza në vendin e ngjarjes, ku u vranë File dhe Rrok Pjetri. Të dhënat e deritanishme flasin qartë dhe në mënyrë të pakontestueshme se File Pjetri është vrarë nga ana e bashkëshortit të saj. Ndërkohë që 80-vjeçari më pas ka vrarë veten. Të dyja këto konkluzione kanë dalë nisur nga mënyra e vrasjes si dhe vendi i gjetjes së kufomave. Dy kufomave u është bërë edhe ekspertiza ligjore. Burimet në organin e akuzës pohojnë se gëzhojat dhe plumbat do të dërgohen në laboratorin e kriminalistikës në Tiranë, për të dokumentuar gjithçka sipas ligjit. Përsa i përket pretendimeve të familjarëve të viktimave, burimet zyrtare të Prokurorisë së Lezhës thonë se “është e drejtë e tyre të aludojnë, por faktet dhe provat flasin në mënyrë të pakontestueshme”.
Të afërmit akuzojnë: “File Pjetri mund të jetë vrarë nga policia”
Flet nipi i së moshuarës, Ndoc Daia. Kërkohet ekspertizë speciale
“Dyshoj se halla ime mund të jetë vrarë nga policia gjatë momentit të rrethimit të banesës”. Ky është dyshimi i hedhur nga Ndoc Daia, nipi i File Pjetrit, e cila u vra gjatë rrethimit policor për të kapur të shumëkërkuarin. Madje ai ka shkëmbyer debate të ashpra me ekspertët e policisë në vendngjarje.
Si e morët lajmin e vrasjes së hallës tuaj?
Më ka marrë vëllai im nga Itali, duke më thënë që të shkoja te shtëpia e Rrokut sepse është vrarë halla në derë të shtëpisë. Pak më parë Rroku i kishte marrë vetë njerëzit tanë në telefon duke iu treguar për ngjarjen.
Po më pas, si keni vepruar?
Kam ardhur menjëherë këtu. Jam ndaluar nga policia duke mos më lënë të rregulloja hallën time, e cila ishte e vdekur. Doja që të paktën ta drejtoja.
A morët informacion se si ka ndodhur ngjarja?
Po, kam marrë informacion dhe unë kërkoj që shteti të zbardhë të vërtetën se kush ma ka vrarë hallën. Dihet se kush vret edhe vritet, por halla ime është vrarë padrejtësisht. Të paktën policia nuk duhej ta kishte lënë të afrohej në shtëpi hallën. Unë kështu e di, që në botë mundohen të mos lënë njerëz pengje nëse një person rrethohet, por te ne ndodh e kundërta; që të mbrohet personi që kërkohet i dërgohen edhe njerëz të familjes brenda.
Për cilën të vërtetë flisni?
Unë kam mësuar se kur hallë Filja po afrohej te dera dhe kërkonte të hynte brenda, pas asaj ka qenë edhe një polic i Specialëve. Atëherë, me të drejtë unë kërkoj një të vërtetë: Si u vra halla ime dhe pse nuk u vra polici? Po kështu, ajo është qëlluar me një plumb të vetëm në trup nga pas shpine. Nëse e ka vrarë bashkëshorti, nuk kam çfarë të them.
Ju dyshoni se Filen e ka vrarë policia?
Po, ne dyshojmë se halla është vrarë nga policia dhe jo nga ana e bashkëshortit. Për këtë kërkojmë ekspertizë speciale.
Fjalët e fundit të Files: “T’u thafshin krahët. Më vrave”
Flet polici i forcave speciale për nisjen dhe fundin e operacionit
Një nga forcat speciale që mori pjesë në aksion, i cili nuk pranon të identifikohet, rrëfen ngjarjen e plotë të vrasjes së File Pjetrit. Ai pohon se autori i vrasjes së të moshuarës, është vetë bashkëshorti. Speciali tregon në detaj momentet e fundit.
Kur ka nisur rrethimi i banesë së Rrok Pjetrit?
Ka qenë pra 18:30 kur morëm informacionin. Terrenin e kishim studiuar edhe më parë dhe e dinim se ishte i vështirë, pasi shtëpia ishte në majën e një kodre. Ndërsa ishte vështirë të afroheshim, pasi e dinim se ishte shumë i pabindur dhe i rrezikshëm, megjithëse ishte i moshuar. Sapo kemi rrethuar banesën dhe kemi zënë pozicion Rroku ka fikur dritat, ndërkohë që fshati kishte. Kjo na e vështirësoi akoma më shumë punën.
Ku ishte bashkëshortja?
Ka qenë duke mbyllur bagëtinë kur ne i jemi afruar shtëpisë. Pasi erdhi në oborr, ajo kërkoi me insistim për të hyrë brenda. Për një moment ajo u shkëput dhe hyri pikërisht në sheshin e oborrit. Nëse ne do të ngjiteshim në oborr, do të qëlloheshim nga ana e Rrokut.
Po më pas, çfarë ndodhi?
I ka thirrur disa herë Rrokut, duke i thënë se po hynte brenda, të flisnin bashkë etj. Ndërsa i është afruar derës, sapo ka vënë dorën për ta hapur, ajo është qëlluar tri herë me automatik, ku njëri nga plumbat ka kapur Filen duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Mbaj mend në momentin që ka marrë plumbin ajo është shprehur: “Hë mo, t’u thafshin krahët, gjuajtje”. Më pas nuk ka folur më. Ndërsa ne kemi shpëtuar për fije të perit forcat tona.
A ka qëlluar policia mbi banesën e Rrok Pjetrit?
Jo. Nuk ka qëlluar fare, ne s’kishim mundësi të qëllonim pasi sapo ishim futur në operacion dhe nuk e shikonim Rrokun, sepse ai fiku dritat. Në këto kushte ne vendosëm që të ndërhynim në banesë vetëm në mëngjes. Pas dhjetë minutash nga momenti i vrasjes së bashkëshortes Rroku ka biseduar në telefon me një person, nuk e di me kë, dhe më pas ka qëlluar vetëm një herë, ishte një e shtënë e mbytur. Ne i kemi bërë thirrje që në momentin që e kemi rrethuar për t’u dorëzuar, por ai asnjëherë nuk na është përgjigjur.
8 Tetor 2008