E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përmbyset makina nga rrëshqitja e tokës, një i vdekur dhe një i plagosur



KUKËS - Rrëshqitja e një masivi toke në rrugë është bërë shkas për një aksident, I cili ka pasur një të vdekur dhe një të plagosur. Burimet zyrtare të Policisë së Qarkut bëjnë të ditur se ngjarja e rëndë ndodhi në bjeshkët e Kolosjanit, në komunën e Bicajt të rrethit të Kukësit. Incidenti me vdekje, ka ndodhur kur Elez Spahiu dhe Bardhyl Omuri, kishin ngarkuar një kamion me dru që do i shisnin në fshatrat përreth.
Por kur makina e ngarkuara ka rrëshqitur në tokë, dhe ka zënë poshtë dy punëtorët, duke i sjellë vdekjen e menjëhershme Elez Spahiut, 42 vjeç, dhe duke lënë të plagosur rëndë Bardhyl Omurin, 35 vjeç. Ky i fundit është nisur me urgjencë në drejtim të spitalit të Kukësit, për të marrë ndihmën mjekësore të specializuar. Sipas informacioneve të para, të mbledhura në vendin e ngjarjes, makina mësohet të ketë rrëshqitur dhe të ketë zënë poshtë punëtorët. Në drejtim të zonës, janë nisur efektivat e policisë që po hetojnë rrethanat e ngjarjes së rëndë. Dy ditë më parë ekspertët e Drejtorisë Rajonale të Gjeologjisë publikuan hartat e rrëshqitshme në rrethin e Kukësit, ku fshati Kolosjan ka fenomene të tilla, të cilat rrezikojnë edhe banesat e fshatarëve të zonës.

8 Tetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›