Ekzekutohet me thikë te pallatet “Hawai” 18-vjeçari
Jeton Ferhati u qëllua dy herë me thikë në kokë nga një bashkëmoshatar i tij. Ngjarja pas një sherri mes të rinjsh, policia po heton për zbardhjen e ngjarjes
Tiranë - Një 18-vjeçar ka mbetur i vdekur pasi është goditur me thikë. Adoleshenti ka humbur jetë rrugës për në spital. Jeton Ferhati 18 vjeç, me banim në Bathore, pas një sherri banal me disa persona u qëllua dy herë me thikë në kokë nga një bashkëmoshatar i tij, ndërkohë që policia ka shoqëruar në komisariat tre të rinj, njeri prej të cilëve është i dyshuari kryesor për vrasjen.
Dëshmitë
Burime policore i thanë gazetës “Albania” se në mesditë në lagjen Laprakë të Tiranës disa të rinj janë grindur për motive të dobëta. Paraprakisht policia pohoi se viktima ishte duke festuar me shokët e tij në një lokal. Siç kanë dëshmuar shokët e Jetonit, ai ka qene i qetë gjatë kohës që kishte qëndruar me ta. Po sipas dëshmive, më pas 18-vjeçari është thirrur në takim nga njeri prej shokëve të të dyshuarit si autor i ngjarjes dhe rreth pesë metra në dalje të lokalit dhe pasi kanë debatuar për një kohë të gjatë autori ka nxjerrë thikën dhe e ka qëlluar. Dëshmitarët okularë shumica e të cilëve ishin adoleshentë pohuan se sherri i referohej disa debateve banale mes të rinjve. Mësohet se autori ka qenë i shoqëruar edhe nga dy persona të tjerë e pas krimit është larguar nga vendngjarja, por tre të rinjtë janë ndaluar me pas jo shumë larg vendit të ngjarjes. Policia nuk ka dhënë ende një version zyrtar për përleshjen mes të rinjve, i cili i kushtoi jetën njërit prej tyre.
Hetimi
Duke folur për ngjarjen, policia tha se menjëherë pas saj, u formua grupi hetimor, i përbërë nga specialistët e seksionit Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Shëndetit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 Tiranë. Ata, aktualisht po punojnë për të mundësuar sqarimin e rrethanave si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve. Paraprakisht, dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta. Policia konfirmoi se janë shoqëruar në ambientet e Drejtorisë së Policisë Tiranë dëshmitarë okularë të ngjarjes, të cilëve po u merren deklarime, si dhe persona të dyshuar autor të kësaj vrasjeje.
“Adrion Livex ‘09”, faza e dytë e stërvitjes vijon në Vlorë
VLORË- Vlora ka mirëpritur fazën e dytë të stërvitjes ushtarake detare e koduar “Adrion Livex ‘09”. Në këtë stërvitje marrin pjesë forcat ushtarake nga Shqipëria, Kroacia, Italia, Greqia, Sllovenia dhe nga Mali i Zi. Në këtë stërvitje që është e para për ushtrinë shqiptare pas anëtarësimit të vendit në NATO, krahas forcave njerëzore e teknikës luftarake janë angazhuar dhe 10 anije luftarake të vendeve pjesëmarrëse. Komandanti i rangut të dytë Adnand Agastra thotë se kjo është stërvitja e katërt që zhvillohen në rang rajoni. “Asnjëherë një stërvitje e tillë nuk ka marrë ngjyra reale, dhe interes më të madh nga vendet pjesëmarrëse”, - tha Agastra. Stërvitja ka nisur në Durrës dhe një ndër fazat e stërvitjes ka qenë dhe veprimi taktik me qitje luftarake reale pranë zonës së Karaburunit, ku si objektiv ishte nxjerrja nga thellësia e anijes së amortizuar “Kateri i Radës”, si motra e anijes së mbytur në tragjedinë e Otrantos. Objektivi i stërvitjes “Adrion Livex ‘09” është përmirësimi i standardeve të ndërveprimit ndërmjet forcave detare pjesëmarrëse, rritja e aftësive për drejtimin e operacioneve në raste krizash në mjedisin detar, operacionet e kërkim-shpëtimit SAR etj”.
Trafiku i klandestinëve, rritet fluksi, policia greke shton kontrollet
KORÇË- Prej disa ditësh policia greke ka shtuar kontrollet në kufi me Shqipërinë. Shkak për këtë është bërë rritja e fluksit të klandestinëve që tentojnë apo kalojnë kufirin drejt shtetit fqinj. Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se vetëm gjatë dy ditëve të fundit janë kthyer 125 klandestinë shqiptarë, ndërsa në total numri arrin në 500 brenda një jave. Shifrat tregojnë se mosha e emigrantëve të kthyer është kryesisht 15 deri në 40 vjeç dhe pjesa me e madhe e tyre vijnë nga zonat veriore të vendit.
Klandestinët janë kapur në afërsi të Follorinës dhe Kosturit dhe kishin vetëm nga një ose dy ditë që kishin hyrë në Greqi. Me përmirësimin e kushteve të motit është rritur numri i personave që tentojnë të kalojnë kufirin duke ecur dy ose tre ditë rrugë në këmbë për të hyrë në thellësi të tokës greke. Përballë kësaj situate policia e shtetit fqinj ka shtuar efektivat në kufirin Shqipëri-Greqi që përkon kryesisht me vijën kufitare në rrethin e Devollit dhe atë të Korçës.
Xhaxhai kanos me thikë nipin, policia nis hetimet mbi ngjarjen
Korçë – Xhaxhai kanos me thikë nipin e tij dhe për këtë, Policia menjëherë ka kryer veprimet procedurale për veprën penale të “Kanosjes”, parashikuar nga neni 84 i Kodit Penal, me qëllim sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Burime policore thanë për gazetën “Albania”, se ka qenë Robert Mankollari, 31-vjeçar, banues në fshatin Grabovicë të Pogradecit, që është kanosur me thikë nga xhaxhai i tij, Niazi Mankollari, 63-vjeç, edhe ky banues në fshatin Grabovicë. Tashmë materialet do t’i kalojnë prokurorisë së Pogradecit, për të mësuar më shumë mbi arsyet që mund ta kenë shkaktuar një akt të tillë.
11 Qershor 2009