Tenderi i Ujesjellesit, ne gjyq kryekomunari i Shengjinit
Lezhe- Kryekomunari i Shengjinit rrezikon burgun per abuzimet me tenderet. Diten e djeshme Prokuroria e Lezhes i ka derguar Gjykates se Faktit dosjen ne ngarkim te Luigj Preles, per veprat penale "shperdorim detyre" dhe "shkeljes se barazise ne tendera". Burime zyrtare konfirmuan lajmin dhe bene me dije per gazeten se Prela dyshohet se ka privuar nje firme konkurruese per tenderin e ndertimit te Ujesjellesit te komunes Shengjin, nderkohe qe vepra ende nuk ka perfunduar. Pritet qe dosja te kaloje ne short per caktimin e trupit gjykues, ndersa gjate hetimeve kryekomunari nuk ka pranuar akuzat e ngritura nga prokuroria. Por burime nga organi i akuzes thane se nen hetim eshte edhe nje tjeter dosje e vjeter e vitit 2001, ne te cilen Prela akuzohet se ne funksionin e kreut te Keshillit te Komunes Shengjin ka shperdoruar detyren. Denoncimi eshte bere nga nje banor i zones, sipas te cilit nga keshilli jane miratuar troje ndertimi ne menyre te kundraligjshme dhe ne favor te keshilltareve. Mesohet se per kete dosje jane nen hetim edhe kater ish-zyrtare te tjere, mes te cileve edhe ish-kryekomunari i Shengjinit gjate periudhes 2000-2003. Burime nga prokuroria thane se kjo ceshtje eshte ende nen hetim, ndersa per tenderin e Ujesjellesit dosja gjendet ne gjykate.
A.Bushi
A.Bushi