Europa Lindore ne fokus te investitoreve
Vendet Eropiano-Lindore jane ne gjendje ta administrojne mire krizen. Por per kete eshte e nevojshme qe qeverite e ketyre vendeve, sa me shpejt te marrin masat e duhura dhe te miratojne paketa financiare te ngjashme me ato ne vendet perendimore, tha Elena Kirtscheva, sekretare e pergjithshme e Forumit Ekonomik te Vjenes per vendet e Europes Juglindore. Te gjitha temat u trajtuan ne sfondin e krizes financiare. Kjo vlen jo vetem per investimet apo mbeshtetjen nga BE-ja por edhe per institucionet nderkombetare financiare. Edhe politika e energjise apo telekomunikacioni jane te lidhura ngushte me te.
Ne shume prej vendeve te Evropes Juglindore vala e madhe e privatizimeve ka perfunduar, por fale normave te rritjes ekonomike qe jane me te larta se mesatarja perendimore ato vazhdojne te mbeten terheqese per investimet direkte. Ne kuader te krizes qe ka goditur fort vendet e industrializuara, egziston megjithate rreziku qe keto investime te nderpriten, tha Kirtscheva. Po ajo shprehu optimizem se, investimet ne Evropen Juglindore do te vazhdojne. "Ne konferencat e Forumit Ekonomik te Vjenes, synimi kryesor eshte realizimi i kontakteve direkte mes investuesve dhe perfaqesuesve te vendeve te Lindjes. Qe prej themelimit pese vjet me pare, Forumi Ekonomik i Vjenes eshte zhvilluar ne nje platforme te dobishme per takime, shkembime mendimesh dhe pervojash dhe mbeshtetje te projekteve ne rajonin e Evropes Juglindore si pjese e nje Evrope te bashkuar. Megjithese ritmet e zhvillimit ne vendet e ish bllokut komunist, jane te ndryshme, ekonomia eshte gjithnje nje hap perpara politikes dhe kete e tregoi dhe interesi i madh per sesionin e peste te Forumit te Vjenes. Me shume se 500 pjesemarres nga rreth 37 vende u pershendeten nga Presidenti i Forumit Erhard Busek dhe nga sekretarja e pergjithshme e Forumit, Elena Kirtscheva.
B.H.