E Diel, 1 Nëntor 2026

Theri per parakalimin, kapet ne rrethim i tmerrshmi Lleshaj

Lezhe- Policia e Lezhes arreston pas dy muajsh kerkimesh te tmerrshmin Gjok Lleshaj, i denuar me pare per "perdhunim te te miturave", "marrje peng" dhe "armembajtje pa leje". Shkak i ndalimit eshte bere denoncimi per tentative vrasje te nje te riu ne Lezhe nga 40 vjecari banues ne fshatin Berzan. Ngjarja ka ndodhur ne 27 shtator te ketij viti, ku Lleshaj plagosi me nje thike Angjelin Pershpalin dhe me pas u largua. Burime zyrtare te policise vendore konfirmuan lajmin dhe bene me dije se dy dite me pare kishin marre informacion se 40 vjecari ishte kthyer ne banese pas tre muajve arratisje pa gjurme. Operacioni eshte zhvilluar oret e para te dites se djeshme, ndersa Lleshaj mesohet se eshte perpjekur per te care rrethimin. Nga hetimet e kryera rezulton se 40 vjecari eshte nen hetim per dy vepra penale, "vrasje te mbetur ne tentative" dhe "armembajtje pa leje". Sipas policise, ne superstraden Lezhe-Lac, ne afersi te kryqezimit te fshatit Gajush, Lleshaj ka tentuar te vrase me arme te ftohte Angjelin Pershpalin. Konflikti ka nisur pas nje parakalimit te Pershpalit me autoveturen e tij, ku nga pakujdesia i kishte kapur edhe pasqyren e makines se Lleshajt.

I dyshuari vetem dy vite me pare kishte lene burgun pasi ishte denuar me 10 vite izolim per vepren penale te pengmarrjes, kryerjes se marredhenieve seksuale me dhune dhe te armembajtjes pa leje, te kryera ne vitin 1997.

A.B.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›