E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Lista e deputeteve, ne fushate, perzgjedhja, vleresimi i qytetareve

I sapo zgjedhur kryetar i Keshillit te pergjithshem te Internacionales Socialiste per Evropen juglindore, nje post qe mbahet per here te pare nga nje lider shqiptar, vetem pak dite pas miratimit te Kodit Zgjedhor, kryetari i PS, Edi Rama e vlereson kete zgjedhje si rrjedhoje te reformimit te socialisteve shqiptare. Rama ne intervisten per "TCH", zbulon detaje konkrete te ketij organizimi te ri, qe e ka bazen tek ai partiak, por edhe tek bashkepunimi me shoqerine, nje filozofi qe eshte perligjur me ndertimin e bordeve te qytetareve jashte radheve te PS, ne cdo qark te vendit. "Kjo eshte shprehja e vetedijes sone se eshte partia qe duhet te shkoje tek njerezit dhe jo njerezit te partia", ka pohuar Rama. Sipas tij, ne sherrnaje e vjeter, ajo e formimit te koalicioneve parazgjedhore dhe futja e partive te vogla nen sqetullen e partise meme, kete radhe sfumohet per shkak te sistemit te ri zgjedhor. Por, kjo nuk zbeh ambicien e tij per nje koalicion ku PS te jete qendra e gravitetit. Por ai le te kuptohet se sistemi i ri zgjedhor do te imponoje dhe rregulla te reja per perzgjedhjen e kandidateve roze per deputet. Sistemi i vjeter i propozimeve nga strukturat e partise ne baze duket se bie. "Ne jemi duke reflektuar mbi formen me te cilen do te thithim opinionin qytetar dhe njekohesisht mbi menyren se si do te harmonizojme gjini, eksperienca dhe energji te reja ne kete liste qe eshte shume heret per te folur konkretisht dhe qe do i'u paraqitet zgjedhesve ne momentin e duhur, qe eshte fushata elektorale", tha ai.

Bashkepunimi

Rama e vlereson kete zgjedhje si rrjedhoje te reformimit te socialisteve shqiptare. Rama zbulon detaje konkrete te ketij organizimi te ri, qe e ka bazen tek ai partiak, por edhe tek bashkepunimi me shoqerine, nje filozofi qe eshte perligjur me ndertimin e bordeve te qytetareve jashte radheve te PS, ne cdo qark te vendit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›