E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekzekutohet ne prite “Iriqi”

Lushnje- Ekzekutohet ne prite nje prej anetareve te dyshuar te “Bandes se Lushnjes”, i njohur me pseudonimin “Iriqi”. Te pakten dhjete te shtena arme jane degjuar mesnaten e se enjtes ne lagjen “Skender Libohova” te qytetit, kurse familjaret gjeten te masakruar ne plumba dhe thika 29-vjecarin Gerti Lala. I riu sapo kishte dale nga shtepia me makinen e tij “Ford Focus” me targa te Lushnjes, kur te vendi i quajtur “Ypsiloni” eshte qelluar nga te pakten dy persona ende te paidentifikuar qe e prisnin ne prite. Policia vendore konfirmoi lajmin dhe beri me dije se ka nisur hetimet per zbardhjen e krimit dhe identifikimin e ekzekutoreve. Pista kryesore e hetimit eshte ajo e larjes se hesapeve per shkak te dyshimeve per perfshirjen e viktimes ne grupin e te forteve pergjate 10 viteve te fundit, por nje tjeter piste eshte edhe konflikti i castit apo rivaliteti per aktivitetet e paligjshme.
Ka qene ora 23:30 kur sipas deshmitareve dhe policise se Lushnjes, jane degjuar krisma armesh ne lagjen “Skender Libohova”. Zhurma nuk ka qene e madhe per shkak se atentatoret kane perdorur pistoleta me silenciator. Ekspertet qe mberriten ne vendngjarje pas njoftimit, konstatuan se 29-vjecari Gerti Lala, i njohur edhe si “Iriqi”, kishte nderruar jete ne moment. Pjesa me e madhe e plumbave sipas hetuesve ka qene ne koke, kurse ne trup u konstatuan plage te shkaktuara nga nje arme e ftohte thike. Nuk dihet se perse eshte perdorur thika pasi Lala eshte qelluar me arme, por mendohet se ky veprim eshte kryer ne shenje hakmarrje qe mbetet pista e pare. Grupi hetimor ka nisur veprimet me mbledhjen e deshmive, pyetjen e familjareve, zbulimin e gjurmeve ne vendngjarje, qe kane qene te pakta dhe pergjimet. Postblloqe te shumta jane ngritur ne hyrje dalje te qytetit, por nuk ka pasur deri mbreme asnje te arrestuar. Mendohet se vrasja mund te jete kryer edhe me pagese, kurse 29-vjecari nuk ka pasur ndonje konflikt te diteve te fundit. Autoret e kane ndjekur Lalen derisa ai ka dale nga banesa oret e vona, por dyshohet se mund t’i jete ngritur edhe kurth duke e telefonuar. Grupi hetimor po verifikon perfshirjet e mundshme te Lales ne ndonje veprimtari te dyshimte, apo lidhjet qe mund te kete pasur me anetaret e tjere te “Bandes se Lushnjes”. Nje tjeter piste mbetet edhe ajo e konflikteve banale apo per motive te dobeta qe mund te kene lindur gjate diteve te fundit.

TE VRARE:
Genci Kashari
Artur Daja
Xhevdet Demiri
Artan Sulce
Bledar Haxhia
Nosh Gjeloshaj
Alfred Pirra
Klenti Bano
Nimet Zeneli
Masar Aliu
Idajet Beqiri
Luan Bilbili

PLAGOSUR:
Bernard Linatopi
Bardhyl Kurti
Arben Kicja

Te pandehur te “Bandes se Lushnjes”:
Alfred Shkurti, alias Aldo Bare, ne gjykim
Ilir Stergu, ne gjykim
Afrim Hoxha, ne gjykim
Arben Borici, ne gjykim
Enver Borici, ne gjykim
Enver Dondollaku, ne gjykim
Jorgo Muzaka, ne gjykim
Rexhep Gina, ne gjykim
Arjan Alico, ne gjykim
Maksim Cela, i denuar me 25 vjet burg
Erion Cici, i denuar me 25 vjet burg
Dritan Vila, i denuar me burgim te perjetshem
Leonard Prifti, i vrare
Erion Kashari, i denuar ne Lushnje
Elton Mermali, i denuar ne Lushnje
Petrit Lici, i penduar, i denuar me 7 vjet burg

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›