E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Euro po kthehet ne Shpaten e Demokleut

DUBROVNIK - Banka Evropiane per Investime, BERZH-i, po adopton politika me agresive, por e shume nderhyrje tek euro do te parandalonin nje situate serioze ne te ardhmen. Paralajmerimin e beri dje kryeministri Berisha ne Samitin e Dubrovnikut. Ne samit marrin pjese kryeministrat e Krocise Jodranka Kosor, Italise Silvio Berluskoni, Frances Francois Fillon, i Polonise Danald Tusk, i Sllovenise Borut Pahor, i Bullgarise Boyko Borisov, i Malit te Zi Milo Gjukanovic, i Bosnje Hercegovines Nikola Spiric, i Kosoves Hashim Thaci, si dhe perfaqesues te larte te Bashkimit Europian dhe Parlamentit Europian.
Ne fjalimin e tij para kryeministrave te rajonit, Berisha u ndal gjeresisht ne krizen ekonomike. “Vendi im ia doli te perballet me mire me kete krize. Ne regjistruam nje rritje prej 8% ne 2008, 3,5 % vitin e kaluar, dhe perseri kemi nje rritje. Dua te ndaj me ju disa momente te saj. Une besoj se arsyet me te medha pse ekonomia jone e vogel mbijetoi sepse kjo krize e gjeti vendin tone me nje barre te ulet fiskale. Une besoj se ishte nje element i rendesishem qe e ndihmoi ekonomine tone t’ia dilte me mire”, - theksoi Berisha. Kurse shtoi: Shume here kam menduar per nje shprehje te Ronald Reganit qe thote se “Qeveria eshte problemi”. Ne shume aspekte, qeveria mund te jete nje problem. Por, une mendoj se problemi me i madh jane parate. Per kete, ne na nevojiten me shume para per investime dhe privatet”.
Berisha tregoi se “po investojme fuqishem ne infrastrukture, 10 % te GDP-se. Qellimi yne nuk eshte qe te bazohemi me shume tek konsumi, por me shume tek investimet”.
Duke mbetur ne argumentin ekonomik, Berisha pohoi se Shqiperia ka nje administrate e vogel dhe shtoi: “Tani kemi nje situate te cuditshme. Nje ekonomi reale perpiqet te ngjitet serish ne nje sistem bankar shume te ngurte. Euro ka filluar te kthehet serish ne Shpaten e Demokleut per ekonomine tone te eurozuar. Kjo eshte e verteta. Do te kerkoj qe te hidhni nje sy nga vendet tona. Ne jemi jashte Eurozones, por jemi nje vend i eurozuar”. Ne kete pike erdhi dhe paralajmerimi: “Banka Evropiane per Investime, BERZH-i, po adopton politika me agresive, por ende kur une shoh sistemin tone bankar ne nje situate ende te ngurte, une kuptoj se me shume nderhyrje tek euro do te ishin te nje rendesie jetike per te na ndihmuar ne te parandalojme nje situate te veshtire dhe serioze ne te ardhmen”.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›