Ekzekutohet në pritë emigranti
Ekzekutohet me tre plumba pistolete emigranti 49-vjeçar i ardhur nga Greqia tri ditë më parë.
ERSEKE/ JORGJETA GJANÇI
Vrasja e cilësuar nga policia si e tipit mafioz, ka ndodhur duke u gdhirë dita e djeshme në vendin e quajtur Qafa e Qarrit në segmentin rrugor Korçë-Ersekë. Medi Laho, nga fshati Starje sapo kishte parë një koncert në qendër të qytetit, por në kthim, ndërsa udhëtonte me një bashkëfshatarin e tij në makinë, ka rënë në pritën e autorëve. I dyshuari i parë për ngjarjen është pasagjeri 25-vjeçar Kelmend Kaçolli, emigrant dhe ai në Greqi, ndërsa hetohen të tjerë persona. Policia e Korçës ka ngritur disa pista për krimin: larje hesapesh për shkak të trafikut të drogës; mundësia e implikimit të tij në trafik prostitucioni të vajzave të reja e deri tek një ekzekutim nga xhelozia, si pasojë e ndonjë ngacmimi që 49-vjeçari mund të ketë bërë gjatë ndjekjes së koncertit. Policia ka hedhur poshtë pistën e grabitjes, pasi paratë dhe sendet personale të viktimës nuk janë prekur.
Vrasja
Të afërm të 49-vjeçarit tregojnë se 3 ditë më parë, Mediu kishte ardhur në vendlindje me motrën dhe të bijën. Sipas kushëririt të tij, Çerçiz Laho, Mediu kishte shkuar në qytet për të ndjekur një koncert. Më pas ishte ulur në një lokal me disa shokë, të cilëve u kishte thënë se do të shkonte në Drenovë të Korçës për të çuar ca para dhe porosi tek disa kushërinj të tij. Rreth orës 20:00 është nisur me makinën “Opel” me targa greke, duke marrë me vete dhe Kelment Kaçollin, nga fshati i tij. Rreth mesnatës po ktheheshin në Kolonjë, kur në afërsi të majës së Qafës së Qarrit kanë qenë të detyruar të ndalonin sepse në rrugë ishin një grup gurësh për të hapur rrugën. Sapo Mediu ka vënë këmbën e parë në tokë është qëlluar me armë zjarri. “Sapo hapi derën e qëlluan nga jashtë. Unë dëgjova krisma dhe u përkula para për t’u mbrojtur. Askush nuk iu afrua autoveturës, ndaj nuk pashë asgjë. Pas disa çastesh dëgjova një zhurmë makine që largohej. Kontrollova veten mos isha plagosur dhe pashë Mediun që ishte përgjakur. E futa në sediljen prapa të mjetit dhe pasi ktheva makinën në drejtim të Korçës u nisa për ta çuar sa më parë në spital. Por mjekët thanë se kishte vdekur rrugës”, ka qenë dëshmia e 25-vjeçarit.
Hetimet
Të lajmëruar nga Kaçolli, forca policie kanë shkuar në vendngjarje, të shoqëruar edhe nga ekspertë të ardhur nga Ministria e Brendshme. Pasi ka bërë këqyrjen e vendit ata kanë shoqëruar për në komisariat 25-vjeçarin Kaçolli. Mësohet se ata kanë kaluar në “sitë” një sipërfaqe të madhe rreth vendit ku ka ndodhur ngjarja, por nuk kanë arritur të gjejnë as armën e krimit dhe as gëzhoja të hedhura në tokë. Fakti i mosgjetjes së gëzhojave, si edhe disa dëshmi të 25-vjeçarit, të cilat ishin kontradiktore me disa prova të gjetura në vendngjarje kanë bërë që të gjitha dyshimet për vrasjen të binin mbi të. Sipas policisë, të dy personat janë emigrantë dhe mendohet se mund të ketë qenë një konflikt i mbartur në Greqi që ka shkaktuar krimin e rëndë. Grupi hetimor nuk përjashton dhe një ngjarje që ka marrë shkas nga ndonjë debat i momentit gjatë kohës që qëndrimit të emigrantit në koncert, por fakti që autorët kanë pasur dijeni për lëvizjet e 49-vjeçarit dhe prita e vendosur në rrugë kanë bërë që t’i mëshohet pistës së një plani mafioz krimi.
Vlorë, plagosen dy vetë
VLORË – Pronari i një lokali dhe kuzhinieri i tij janë plagosur nga persona ende të paidentifikuar dje në Vlorë. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:30 të së hënës në një lokal në qendër të qytetit pranë shkallëve të Kuz Babait. Roland Ziai, 48 vjeç, pronari i lokalit dhe kuzhinieri Hysni Kalemi, 42 vjeç, kanë qenë duke pirë kafe në një nga tavolinat e lokalit në shoqërinë e tre personave të tjerë, kur janë gjendur nën breshërinë e plumbave të ardhura nga jashtë lokalit. Për pasojë Ziai dhe Kalemi janë plagosur, ndërsa nuk janë lënduar tre personat e tjerë. Policia nuk ka dhënë motive për ngjarjes, ndërsa Ziai ka pohuar se ngjarja mund të ketë ndodhur për motive konkurrence. q.b.