Vrasja e 18-vjeçarit, policia patrulla nga frika e hakmarrjes
DURRES - Policia e Durrësit vendos patrullimin 24 orë rresht të dy familjeve me origjinë nga Elbasani dhe Dibra, të cilat janë përfshirë në tragjedinë, ku humbi jetën një 18-vjeçar.
Tre efektiva të policisë së qarkut janë duke mbikëqyrur zonën për të parandaluar çdo akt hakmarrjeje, i cili mund të kryhet në gjaknxehtësi e sipër. Policia është e vendosur në mënyrë të baraslarguar mes dy pallateve ku jetojnë familjet e agresorit dhe të viktimës. Edhe ceremonia mortore e Eltion Muçës është kryer nën survejimin e vazhdueshëm të efektivave blu. Ndërkohë që ka zgjatur vetëm katër orë arratia e vrasësit të 18-vjeçarit Eltion Muça. Sipas policisë vrasësi është shtetasi me inicialet Xh.H. 14 vjeç i lindur në Elbasan, i cili është fqinj me viktimën. Agresori mori arratinë menjëherë sapo rrëzoi përdhe Muçën, por u arrestua më pas vetëm 800 metra larg vendit të ngjarjes nga patrullat e policisë, të cilët kishin filluar ndjekjen e përforcuar me efektiva shtesë. Në cilësinë e provës materiale 14-vjeçarit iu sekuestrua edhe thika me të cilën është kryer vrasja. Sipas policisë Xh.H., e ka tërhequr viktimën nga lulishtja në një cep të fshehur të pallatit, duke e goditur vetëm një herë në gjoks. Ngjarja e rëndë e ndodhur në lulishten e pallateve parafabrikat të Durrësit ka nisur si një sherr banal mes adoleshentëve, por më pas është shndërruar në një tragjedi të vërtetë. Në zi është jo vetëm lagjja, por edhe shkolla “Leonik Tomeo”, ku Eltion Muça ishte nxënës i vitit të katërt. Ai ishte jo vetëm një djalë i qeshur dhe i ëmbël, por edhe një nxënës i shkëlqyer, jeta e të cilit u ndërpre në mes nga një goditje thike në gjoks. Ndërkohë policia po heton intensivisht mekanizmin e ngjarjes, ku sipas gjasave 14-vjeçari është ndihmuar në kryerjen e krimit edhe nga të mitur të tjerë. Dy 14-vjeçarë të tjerë janë shoqëruar në polici dhe më pas janë lënë të lirë pas deklarimeve mbi ngjarjen. Policia ka gjykuar se qëndrimi i të shoqëruarve ka qenë pasiv dhe se goditjen vdekjeprurëse e ka dhënë vetëm i arrestuari Xh.H. o.u