Pashkët, hapen nëntë sportele në doganë
GJIROKASTËR - Pëson rritje gjatë 24 orëve të fundit numri i emigrantëve të ardhur përmes Stacionit Kufitar të Kakavijës.
Burime nga Policia Kufitare dhe e Migracionit në Qarkun e Gjirokastrës, pohojnë se gjatë 24 orëve të fundit kanë mundur të kalojnë 8000 shtetas shqiptarë si dhe 1500 automjete. Sipas kreut të kësaj drejtorie Vasil Valera, në Kakavije aktualisht funksionojnë 9 sportele në hyrje të territorit shqiptar dhe tre të në dalje. Valera pohoi se, është ndërmarrë një plan masash për të përballuar fluksin e emigrantëve, që pritet të mbërrijë me shumicë javën që vjen përmes Kakavijës, si nyja më e madhe hyrëse për në vendin tonë, si dhe në dy pikat e tjera kufitare Sopik dhe Tri Urat në Përmet. "Gjatë 24 orëve të fundit në këto tre pika kufitare kanë mundur të hyjnë mbi 12 mijë shtetas shqiptarë si dhe 1790 automjete. Janë vënë në gatishmëri, pothuajse të gjitha kapacitetet ndërvepruese për kontrollin pa problem të pasaportave dhe automjeteve që do të mbërrijnë emigrantët me rastin e Pashkës Ortodokse", është shprehur Valera. Aktualisht në pjesën greke të Kakavijës po punohet me 5 sportele në dalje të territorit të tyre dhe dy sportele në hyrje. Kreu i policisë Kufitare ka pohuar se nëse shikohet e nevojshme shtimi i sporteleve kjo do të realizohet në varësi të fluksit. Ndërkohë që bëhet e ditur se, fluks emigrantësh ka pasur edhe në pikën doganore të Kapshticës, ku gjithashtu janë marrë masat e nevojshme për përballimin e tij dhe shmangien e krijimit të radhëve të gjata. p.n