Përmbyset makina, plagosen dy të mitur
TROPOJE - Pesë persona, dy prej tyre të mitur, u plagosën rëndë paraditen e djeshme në Tropojë, pasi makina ku udhëtonin me familjarët e tyre doli nga rruga duke u përmbysur.
Sipas policisë së qytetit, aksidenti i rëndë ndodhi rreth orës 11:00 të ditës së djeshme, në aksin Qafë-Morinë-Bajram Curri. Makina "Benz" me targë kosovare 154 KS 511 ishte nisur nga fshati Bujan për të udhëtuar drejt qytetit, kur papritur drejtuesi ka humbur kontrollin, duke bërë që mjeti të përfundojë disa metra jashtë rruge i përmbysur. Për pasojë, janë aksidentuar të pesë udhëtarët, por më rëndë prej tyre dy fëmijët. Goditjet e marra gjatë rrëzimit të mjetit u kanë shkaktuar plagë të rënda fëmijës 14-muajsh, Besart Aga dhe vajzës 18-muajshe, Aldrita Berisha. Pas mjekimit të parë në spitalin e Tropojës, një helikopter i Ministrisë së Shëndetësisë ka mbërritur në qytet për të transportuar drejt Spitalit Ushtarak. j.h