E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekzekutohet një shqiptar në Itali

Policia italiane bëri të ditur se shqiptari ishte personi i vetëm që kishte pranuar të dëshmonte për një hetim në lidhje me trafikun e celularëve dhe të kokainës për të burgosurit e burgut Marasi të Italisë.  Në kuadër të këtyre hetimeve në qeli përfundoi dhe një agjent i policisë së burgjeve i cili i siguronte disa të burgosurve mundësinë për të folur nga qelia, si dhe dy eksponentë të familjes mafioze Makri me origjinë kalabreze.

Në këtë operacion Ilir Krypi ishte arrestuar së bashku me 36 vjecarin Nikodemo Makri, dhe Xhuzepe Makri, 44 vjec. Të arrestuarit e tjerë ishin shqiptarët Blerim Gaci, 30 vjec, Dritan Dedja 26 vjec, agjenti Italian i polcisië së burgjeve Antonio Ierardi, 34 vjec si dhe Francesko Muzio 35 Vjeç.

Asnjëri prej të ndaluarve nuk kishin pranuar të dëshmonin në procesin e ngritur. Agjencia italiane e lajmeve ANSA shkruan se në bazë të të dhënave që dalin nga prokuroria e Xhenovas bëhet fjalë për një “ekzekutim mafioz”. Policia thekson se vrasja lidhet për shkak të dëshmive.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›