MSH: Në Shqipëri asnjë i prekur me virus H1N1
Ndërkohë që gjatë kësaj jave në çdo pavion do të sigurohet një dhomë të veçantë për izolimin e përkohshëm nëse ka raste të veçanta, siguroi nëndrejtori i QSUT-së, Xheladin Draçini. "QSUT ka sasinë e nevojshme të tamiflusë, njëkohësisht të gjithë preparatet e tjera ndihmëse për veprim në rrugët respiratore, apo që janë pjesë e medikimit të përgjithshëm të pacientëve", tha zëvendësministri i Shëndetësisë Arben Ivanaj.
Ndërkohë, Instituti i Shëndetit Publik vazhdon të bëjë mbikëqyerjen e rasteve me grip, qoftë dhe rasteve të lehta dhe të atij të zakonshëm. Ivanaj tha se, bazuar në udhëzimet e OBSH, specialistët analizojnë 10-15 raste në javë. Udhëzimet e fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë kërkojnë të rritet vigjilenca lidhur me rastet e dyshuara me grip në përgjithësi, si dhe për gripin A (H1N1), që njihet ndryshe edhe si "gripi i derrave".
Tashmë, virusi nuk mund të ndalohet në kufij, ndaj edhe gjatë sezonit të verës, specialistët e ISHP-së po bëjnë mbikëqyrjen e gripit. Shërbimi epidemiologjik në pikat kufitare funksionon normalisht, por, nisur nga situata e fundit e përhapjes së virusit në botë, nuk është më prioritet kapja në kufij, por rritja e vigjilencës, nënvizoi zv.ministri i Shëndetësisë, Ivanaj. Krahas rritjes së vigjilencës, në sistemin shëndetësor janë siguruar deri tani dhe sasia e tamiflusë për trajtimin e 4500 personave.
Antivirali gjendet në Institutin e Shëndetit Publik, në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" në Tiranë, si dhe është shpërndarë në spitalet rajonalë për çdo rast të konstatuar se është prekur nga virusi. Nga ana tjetër, specialistët e shëndetit publik bëjnë apel për qytetarët të mos shqetësohen, por dhe të mos neglizhojnë rekomandimet e mjekëve. Në rast të shfaqjes së shenjave gripale, specialistët thonë se qytetarët duhet të drejtohen menjëherë tek mjeku.