Kukës, radhë në tunel nga fluksi i kosovarëve
“Vetëm gjatë orës 07 - 23 të ditës së kaluar në Shqipëri kanë hyrë përmes doganës së Morinit të rrethit të Kukësit rreth 3000 mjete të llojeve të ndryshme, ndërsa gjatë ditës së sotme nga ora 06 - 11 kanë hyrë mbi 1300 mjete",- thotë zëdhënësi i drejtorisë së policisë së qarkut Milazim Halilaj.
Ky fluks i madh ka bërë që rradha edhe gjatë orëve të paradites së ditës së sotme në afërsi të tunelit të Kalimashit të arrijë në mbi 2 kilometra. Po ashtu rradhë e gjatë është krijuar edhe pranë urës një kalimëshe afër Rexhepajt. "Ura e re në afërsi të Rexhepajt është ndërtuar, por ende nuk është certifikuar nga supervizori.
Përgjegjësi i zyrës së industrisë në prefekturën e Kukësit, Shkëlqim Dulla tha se "i është kërkuar mirëkupëtim kompanisë që ka ndërtuar rrugën që të krijojë mundësinë e lëvizjes në urë nga njëri krah, ndërsa ura tjetër të përdoret për krahun tjetër. Vetëm kështu mund të zgjidhet problemi, ndërsa i kemi kërkuar policisë rrugore vendosjen e punonjësve të saj për monitorimin e situatës". "Është një situatë e përkohshme, pasi fluksi i lëvizjes është i dyanshëm, edhe i personave që vijnë në Shqipëri, por i madh është edhe numri i personave që nga Shqipëria hyjnë në Kosovë",- thotë Dulla.