E Hënë, 2 Nëntor 2026

Pranga hajdutit të kaloriferëve

04/03/2005  Mëngjesi i djeshëm ka shënuar arrestimin e një minoreni hajdut. Burime zyrtare nga policia e Qarkut shprehen se E.H., rreth orës 21.00 të së mërkurës, ka vjedhur kaloriferë në ambientet e stacionit të trenit. 15-vjeçari ka patur dhe një bashkëpunëtor tjetër, i cili mësohet se është larguar në drejtim të paditur. Ai është nga qyteti i Shkodrës. Ata kanë konsumuar veprën e parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal. Policia po punon për kapjen e bashkëpunëtorit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›