Vritet për para tregtari i gipseve

04/03/2005 Vladimir Arizaj gjendet i masakruar te rruga "Jordan Misja"
Një tregtar gipsesh u gjet i masakruar pasditen e djeshme në rrugën "Jordan Misja". Vladimir Arizaj nga kryeqyteti ishte hedhur në një cep të xhades, në gjendje kome. 50-vjeçari kishte shenja të dukshme dhune në të gjithë fytyrën dhe trupin. Ai u dërgua menjëherë në spital, por nuk mundi t’i mbijetonte vdekjes. Policia hedh dyshimet e para mbi motivet e ngjarjes. Vrasje për grabitje, mosshlyerje e një gjobe të vendosur nga vrasësit apo probleme të tjera konkurrence? Këto janë pistat ku po përqendrohet grupi hetimor i Komisariatit nr.3 për zbardhjen e ngjarjes.
Ngjarja
Vladimir Arizaj u gjet në grahmat e fundit të jetës rreth orës 16.15 të së djeshmes në rrugën "Jordan Misja". Viktima u zbulua nga kalimtarët e rastit në një cep të xhades, hedhur shkujdesur nga kriminelët. 50-vjeçari i masakruar për vdekje me mjete të forta, nuk ishte në gjendje të fliste asnjë fjalë, për shkak të gjendjes së rëndë në të cilën ndodhej. Qytetarët që e zbuluan lajmëruan menjëherë policinë, e cila mbërriti për pak sekonda në vendin e ngjarjes. I plagosuri u dërgua në Spitalin Ushtarak, ku humbi jetën disa minuta pas mbërritjes. Burime nga Komisariati i policisë nr.3, bëjnë të ditur se Vladimir Arizaj u identifikua menjëherë, pasi kishte me vete dokumentet personale. Ai paraqitej në gjendje të rëndë shëndetësore, për shkak të plagëve të rënda të marra në kokë, por dhe në organet jetike. Viktima ishte goditur me mjete të forta, që ka mundësi të kenë qenë kaçavida. Duke u nisur nga shumë prova, mendohet se Arizaj kishte vetëm pak minuta që ishte rrahur për vdekje. Ndërkohë, burime të tjera jozyrtare shprehen se ka mbërritur në polici një informacion, që dëshmon për një rrëmbim të mundshëm të tregtarit të gipseve. Sipas këtyre aludimeve, Vladimir Arizaj është rrëmbyer në afërsi të "Brrylit", nga persona të paidentifikuar. Dëshmitarë në skenën e rrëmbimit kanë qenë dhe disa të njohur të viktimës. Në pamundësi për të ndërhyrë në çast, ata u janë vënë prapa kriminelëve me një automjet tjetër. Duket se ndjekja ka rezultuar e pasuksesshme, për vetë faktin se nuk mundën t’ia shpëtonin jetën 50-vjeçarit. Burime konfidenciale thonë se kanë qenë pikërisht të njohurit e Arizajt, ata që kanë zbuluar trupin e përgjakur të tij në një kënd të xhades së rrugës "Jordan Misja" dhe më pas e dërguan në Spitalin Ushtarak. Por, ky version nuk konfirmohet nga policia zyrtare, ndoshta për ruajtje të sekreteve mbi ngjarjen.
Motivet
Grupi hetimor i Komisariatit nr.3 arriti të zbulonte se, Vladimir Arizaj ishte pronar i një punishteje të vogël të gipseve, por nuk rezultonte të ishte shumë i pasur. Duke u nisur nga ky fakt, blutë kanë nisur të hetojnë në tri pista. Sipas tyre, viktima mund të jetë rrëmbyer nga persona që kanë dashur ta grabisin. Kjo është pista kryesore mbi të cilët po punohet për zbardhjen e ngjarjes. Të njëjtat burime shprehen se, 50-vjeçari mund të jetë kërcënuar për t’u dhënë hajdutëve gjithçka që kishte, por duket se nuk ka rënë dakord me mundësinë e ofruar prej tyre. Në këmbim, ata e kanë rrahur për vdekje, duke e çuar në gjendje kome. Paskëtaj e kanë braktisur trupin në një vend të dukshëm, ku mund të zbulohej nga kalimtarët. "Nuk përjashtohet mundësia që ekzekutorët të mos kenë patur pikësynim vdekjen e tij. Mendojmë kështu, duke gjykuar se, nëse kishin ndërmend ta vrisnin, ata mund ta realizonin qëllimin me mjete të tjera më të sigurta, si armë zjarri apo thikë. Përdorimi, qoftë dhe i theksuar i kaçavidës, na shtyn të mendojmë se ata kanë dashur vetëm ta vjedhin. Për të nxjerrë inatin ndaj tij, e rrahën keq dhe e hodhën që ta gjente ndokush e t’i jepte ndihmë", shprehen burimet. Pista e dytë ku po hetojnë blutë, lidhet me ndonjë gjobëvënie të mundshme. Personat që vranë Vladimir Arizajn kanë patur dijeni për pasurinë e tij dhe e kanë "gjobitur". Sipas bluve, në kuadrin e tregtisë së vogël, viktima ishte e suksesshme. Ndaj merret në konsideratë mundësia e eliminimit të tij fizik për arsye konkurrence.
Tregtari, pa probleme
Vladimir Arizaj nuk kishte probleme me askënd. Kështu kanë deklaruar në polici të afërmit e tij. Të njëjtat burime nga Drejtoria e Qarkut të Tiranës, shprehen se familjarët e 50-vjeçarit kanë thënë se viktima nuk kishte armiq apo kundërshtarë në tregti. E aq më tepër të kishte probleme të mëdha që mund t’i merrnin jetën. "Nuk mund të themi asgjë për dyshimet tona. Vladimiri nuk është kërcënuar e gjobitur nga asksuh. Ai ishte natyrë e hapur në familje. Dhe nëse do të ishte kështu, ai do të tregonte për problemin e lindur", mësohet se janë shprehur për grupin hetimor të afërmit e të ndjerit. Policia ka kërkuar sakaq, tabulatët telefonikë të muajve të fundit të Vladimir Arizajt, për të verifikuar nëse 50-vjeçari mund të kishte komunikuar në telefon me vrasësit apo me personat e interesuar për vdekjen e tij. Nuk përjashtohet mundësia që ai të jetë kërcënuar apo thirrur në telefon nga kriminelët, të cilët mund të jetë të njohurit apo miqtë e tij.
Shoqërohen në polici disa të dyshuar
Menjëherë pas zbulimit të trupit të masakruar të tregtarit, policia ka shoqëruar në Komisariatin nr.3 disa persona, që mendohen se mund të kenë parë autorët. Burimet shprehen se nuk ka deri më tash asnjë të dyshuar ai autorë të krimit. Zbardhja e thirrjeve telefonike do të hedhë dritë mbi shumë dyshime të pambështetura deri më tani mbi prova e fakte. Por dëshmitë e të shoqëruarve nuk kanë sjellë rezultatin që pritej. Ndonëse "Jordan Misja" është rrugë mjaft e frekuentuar nga kalimtarët, duket se në çastin që kriminelët hodhën viktimën nga makina, atje nuk kishte asnjë dëshmitar.