E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekzekutoi minorenin në Tiranë, arrestohet në Itali i kërkuari

 

FIRENCE- Autori i një krimi, që ka ndodhur më shumë se 12 vjet më parë, është vënë në pranga nga policia italiane në Firence. Menjëherë pas lokalizimit të vendndodhjes së tij ka nisur bashkëpunimi i Interpol-Romës dhe Interpol-Tiranës dhe menjëherë ka ardhur arrestimi i tij. Sipas një njoftimi nga Policia e Shtetit, mësohet se është arrestuar në Gëzim Ndreu, i kërkuar për vrasjen e një minoreni në Tiranë. Burime nga policia thanë se arrestimi erdhi si rezultat i shkëmbimit të informacioneve me policinë italiane, e cila bëri të mundur edhe identifikimin e tij. Policia italiane ka njoftuar menjëherë policinë shqiptare se është arrestuar 42-vjeçari Gëzim Baftjar Ndreu, lindur në Vlorë dhe banues në Tiranë, i cili figuronte person në kërkim. Ndreu ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Tiranës vetëm disa ditë më parë vendosi për të masën e sigurisë “arrest me burg”. Ngjarja për të cilën akuzohet Ndreu, ka ndodhur në orën 14:00 të datës 4 qershor 1997, në Tiranë. Edhe pse ngjarja mbeti e pazbardhur për 12 vite, më në fund policia provoi se Gëzim Ndreu ka vrarë për motive të dobëta me armë zjarri 15-vjeçarin Besian B. Dy javë para vrasjes, Besiani me dy shokët e tij kanë pasur një sherr banal me autorin e krimit, që në atë kohë ishte 30 vjeç. Policisë shqiptare iu desh mjaft kohë për të zbuluar rrethanat e ngjarjes dhe autorin e dyshuar të saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›