Ekzekuton kushërirën 20-vjeçare me kallashnikov
Autori i Lajmit: red.
Një vrasje makabre ka ndodhur dje në mesditë në qytetin e Gramshit. Kushëriri 27-vjeçar ka vrarë më armë vajzën e dajës, 20-vjeçare. Krimi i rëndë ka ndodhur në banesën e viktimës Greta Sulxhaferi. Burimet e policisë bëjnë të ditur se vajza u ekzekutua me automatik kallashnikov, plumbi i të cilit i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Policia ka mundur të arrestojë menjëherë autorin e krimit, i cili është edhe kushëri i viktimës. 27-vjeçari Ilirian Koçi u prangos menjëherë nga uniformat blu dhe tashmë do të përgjigjet për akuzën e vrasjes së vajzës së dajës.
Sipas uniformave blu, ekzekutimi makabër ka tronditur banorët e lagjes “18 Gushti” në Gramsh, të cilët pas të shtënave kanë lajmëruar policinë.
Ngjarja
Një 27-vjeçar ka vrarë më automatik kallashnikov vajzën e dajës, vetëm 20 vjeç. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në banesën e vajzës, ndërsa autori u prangos menjëherë nga policia. Ende nuk bëhen të ditura motivet e këtij krimi të rëndë. Burimet e policisë bëjnë të ditur se vajza u ekzekutua me automatik kallashnikov. Trupi i pajetë është gjetur nga familjarët e 20-vjeçares, të cilët, të shokuar nga ngjarja, kanë njoftuar policinë. Uniformat blu kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, automatikun tip “Kallashnikov” dhe gëzojën e fishekut. Më pas kanë marrë dëshmitë e familjarëve. Nga hetimet paraprake rezulton se i dyshuari kryesor për vrasjen është kushëriri i viktimës, 27-vjeçari Ilir Koçi.
Arrestimi
Policia ka mundur të arrestojë menjëherë autorin e krimit, i cili është edhe kushëri i viktimës. 27-vjeçari Ilirian Koçi u prangos menjëherë nga uniformat blu dhe tashmë do të përgjigjet për akuzën e vrasjes së kushërirës së parë. Sipas uniformave blu, ekzekutimi makabër ka tronditur banorët e lagjes “18 Gushti” në Gramsh, të cilët pas të shtënave kanë lajmëruar policinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar edhe bluzat e bardha, të cilat janë munduar të ndihmojnë vajzën 20-vjeçare, por fatkeqësisht, Greta nuk ka mundur t i shpëtojë fundit fatal. Aktualisht policia është duke hetuar për motivet e këtij krimi të rëndë.
Ky lajm është publikuar: 13/08/2008