KFOR-i amerikan i përkushtuar për ruajtjen e sigurisë
Autori i Lajmit: red.
Gjeneralbrigade, Larry D. Kay, komandanti BSHL, ka thënë të martën në Gjilan se “KFOR-i amerikan mbetet i përkushtuar në ruajtjen paqes dhe sigurisë në rajon. KFOR-i ka vazhdimësinë, përkushtimin dhe shkathtësinë për paqe dhe siguri”, - ka thënë Kay.
“Kam forcë të mjaftueshme për të siguruar paqe dhe siguri për të gjithë”, - tha Kay, duke shtuar se për sa kohë që ai është komandant në zonë nuk janë shënuar raste të prishjes së sigurisë.
“KFOR-i në tërë Kosovën me mandatin e tij, punon si ekip dhe nuk do të pranojë të bashkëpunojë me autoritete të cilat nuk janë të njohura nga UNMIK-u”, - ka thënë Kay, duke komentuar strukturat paralele serbe që veprojnë në komuna. Sipas tij, njësitet ndërlidhëse kanë bashkëpunime të mira me komunitetin serb, por jo edhe me strukturat të zgjedhura ilegalisht. Kreu i KFOR-it amerikan gjendjen e sigurisë e ka paraqitur të qetë dhe të sigurt edhe ne brezin kufitar. “Ne punojmë ngushte me policinë kufitare për të mbrojtur sigurinë në brezin kufitar”, - tha gjenerali Kay, duke shtuar se vija administrative e kufirit po respektohet edhe nga ushtria serbe. Mbështetur në tri shtyllat e misionit, në vazhdimësi, përkushtim dhe shkathtësi pjesëtarët e KFOR-it amerikan kanë bërë të ditur se do të vazhdojnë të punojnë me të gjitha forcat relevante në krijimin e një klime sa më të mirë për të gjithë qytetarët, pa dallime politike, nacionaliteti dhe religjioni.
Ky lajm është publikuar: 13/08/2008