Apeli i kthen lirinë kreut të shoqatës “Partneritet për zhvillim”
Autori i Lajmit: red.
Lirohet nga burgu kreu i shoqatës “Partneritet për zhvillim”, Martin Pëllumbi. Vendimi është dhënë nga togat e zeza të Gjykatës së Apelit në Shkodër. Burime nga ky institucion bëjnë të ditur se lirohet nga masa e arrestit burg kreu i shoqatës “Partneritet për zhvillim”, Martin Pëllumbi. Pak ditë më parë Gjykata e Shkallës së Parë e Tiranës dha masën e arrestit burg për akuzën e “kultivimit të lëndëve narkotike”. Arrestimi i tij ka lidhje me mbjelljen e disa parcelave në komunën Shkrel, me një bimë, e cila sipas disa analizave, vërtetohet se ishte kërp industrial, ndërsa sipas analizave të fundit që u bënë në Londër, u vërtetua se ishte hashash. Pëllumbi është arrestuar dhe liruar 3 herë për këtë çështje. Hera e fundit që Pëllumbi ra në prangat e policisë ishte 21 korriku, kur policia e Shkodrës e arrestoi, me pretendimin se pas analizave që u ishin bërë bimëve të sekuestruara në Shkrel, ishte Cannabis Sativa dhe jo kërp industrial. Pavarësisht kësaj, anëtarët e tjerë të shoqatës kundërshtuan me forcë këtë arrestim, duke deklaruar se nuk ishin bërë analiza në Londër dhe gjithçka ishte false. Burime nga policia pohojnë se historia e ka zanafillën 8 vjet më parë, pikërisht në vitin 2000, kur Martin Pëllumbi ishte kryetar i komunës Shkrel, policia e Shkodrës asgjësoi 500 mijë rrënjë. Fermerët pretendonin se rrënjët ishin të bimës kërp, madje, më 2005 Gjykata e Apelit vendosi rikthimin e dëmit në vlerën 112 mijë dollarë amerikanë. Po në vitin 2005 policia u sekuestroi fermerëve 1 ton nga kjo bimë si dhe arrestoi Martin Pëllumbin dhe katër persona të tjerë. Disa muaj më vonë ata u lanë të lirë, sepse Instituti i Mjekësisë Ligjore e nxori si kërp industrial. Policia këmbënguli që bima ishte kananbis sativa dhe arrestoi 3 javë më parë sërish Pëllumbin, i cili u lirua paraditen e djeshme.
Ky lajm është publikuar: 13/08/2008