E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sejdiu: S ka krahasime ndërmjet Kosovës dhe Osetisë Jugore

Autori i Lajmit: red.
Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka deklaruar në Çagllavicë se Kosova është rast “sui genereis” dhe nuk mund të tërhiqen paralele mes saj dhe Osetisë Jugore. Ai ka shprehur keqardhje për viktimat e këtij konflikti. Duke komentuar planin e mosreduktimit të personelit të UNMIK-ut në veri, presidenti Sejdiu ka thënë se nuk duhet paragjykuar se kjo nënkupton ndarje. Sejdiu ka thënë se duhet pritur që misioni i ri evropian, EULEX, të shtrihet në krejt territorin e Kosovës. I pari i Republikës është provokuar nga gazetarët serbë që e kanë pyetur nëse i vjen turp për gjendjen e serbëve në Kosovë. Sejdiu ka thënë se nuk ndjen aspak turp për gjendjen e serbëve, pasi atyre vazhdimisht u është dhënë mundësia për t u integruar në shoqërinë kosovare.

Ky lajm është publikuar: 13/08/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›