E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekzekuton me kallashnikov 50-vjeçaren në lokal, në kërkim autori

VLORË- Një grua, pronare e një bari në Vlorë është ekzekutuar me kallashnikov brenda lokalit në rrethana ende të paqarta për policinë. Viktima quhet Stoli Sheraj, e cila ka qenë e ulur në një nga tavolinat e lokalit kur u ekzekutua nga 45-vjeçari Xhezo Habilaj.

Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, autori ka hyrë brenda dhe pa asnjë shpjegim ka zbrazur rreth 6 plumba mbi trupin e viktimës dhe më pas është larguar me shpejtësi së bashku me armën e krimit.

Policia ka bërë shumë shpjet identifikimin e autorit dhe e ka shpallur atë në kërkim. Sipas të dhënave të para mësohet se të dy(autori dhe viktima) janë me origjinë nga i njëjti fshat, nga Velça e Vlorës.

Flitet( burime ende të pakonfirmuara zyrtarisht nga policia) se para disa kohësh në këtë bar punonte mbesa e autorit.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›