E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekzoskeletet e rinj bionik që mundësojnë ecjen

Shoqëria Amerikane Ekso Bionics ka prezantuar sot në Londër “Bionic Exosckeleton” (skelet i jashtëm bionik), një skelet robotik që mund të “vishet”, i ushqyeshëm me bateri, i projektuar për të mundësuar qëndrimin në këmbë dhe ecjen atyre që kanë pësuar dëmtime në shpinë dhe janë të detyruar të përdorin “karrocën me rrota” për të lëvizur.

Ky nuk është modeli i parë i zhvilluar nga Ekso Bionics, shoqëria egziston që nga 2005 dhe ka prezantuar dhe tipe të tjerë skeletesh të jashtëm.

Skeletet e jashtëm janë aparate të projektuar për të mbrojtur ose ndihmuar ata që i “veshin”.

Por nuk janë kërkuesit e Ekso Bionics që i kanë shpikur:prototipet e parë janë zhvilluar në vitet gjashtëdhjetë nga ushtria amerikane në bashkpunim me kompaninë General Electric për të mbrojtur ushtarët e për tu lejuar atyre të ngrenë e te lëvizin pesha të mëdha pa u lodhur, edhe duke ecur ose vrapuar (dicka si Ironman).

Studimi i skeleteve të jashtëm vazhdoi në Japoni e në Shtetet e Bashkuara për përdorime ushtarake, gjithnjë me funksion mbrojtje e ndihme në transportimin e pajimeve, dhe për përdorime civile për të ndihmuar personat me difekte fisike ose pamundësi e për zëvendësuar me strukrura robotike mosfunksionimet neurulogjike e muskulore.

Eythor Bender, administrator i Ekso Bionic kishte prezantuar dy skelete të jashtëm në 2005 dhe kishte treguar funksionimin e tyre.

(a.s/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›