E Diel, 1 Nëntor 2026

Konte: Nuk ka çështje “Del Piero”, kam folur me të

ITALI- Ditë të nxehta në shtëpinë e Juventusit, që nesër në mbrëmje do të përballet në Torino me Xhenoan në javën e shtatë të Serisë A. Deklarata e Anjelit për Alesandro Del Pieron, hetimi për stadiumin e ri dhe dëmtimi në shpatull i Bufon, vijnë në një javë ku bardhezinjtë do të luajnë tre ndeshje decizive: me Xhenoan sonte, me Fiorentinën në mesjavë dhe me Interin javën e ardhshme.

Tre ndeshje që do të vendosin nëse Juve është apo jo për titull. “Nëse shënon Del Piero do të shembet stadiumi? Të shpresojmë”. Antonio Konte kërkon të mbyllë polemikat me kapitenin bardhezi, pas deklaratës së Anjelit se Del Piero luan sezonin e tij të fundit. Shprehja e tij ka qenë në sensin figurativ dhe që nuk ka lidhje me hetimin për stadiumin e ri. “Del Piero është mirë, është stërvitur gjatë gjithë javës, si gjithmonë, - deklaroi ai. – E shoh të qetë dhe të motivuar. Ai është i qetë, ashtu si i gjithë ambienti. Fjalët e Anjelit? Unë mendoj si trajner, raporti im direkt me Aleks nuk ndryshon. I fola dhe i thashë që për mua nuk ndryshon asgjë, do të logjikoj gjithnjë si trajner. Minutazhi i tij varet nga ajo që mund të japë, unë jam i kënaqur kur hyn në 20 minutat e fundit dhe arrin të jetë vendimtar. Juve është mbi të gjithë, vjen përpara interesit vetjak”, shtoi Konte.
(a.s/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›