“Occupy London” detyron të mbyllet katedralja e St. Paul
Katedralja Anglikane e St.Paul në Londër është mbyllur për publikun për shkak të manifestuesve anglezë që janë mbledhur përpara kishës që nga manifestimi i datës 15 Tetor kundër financës globale.Është hera e parë që katedralja mbyllet që pas katër ditëve të “blitz-it” të Luftës së Dytë Botërore.
Dekani I St. Paul Knowles Graem tha se vendimi është pa precedent në kohët moderne dhe është marrë me keqardhje për motive sigurie. Në një letër të hapur i ka kërkuar manifestuesve që të kuptojnë problemet e mëdha që duhen përballur në këtë moment e të lënë rrethinat e kishës në mënyrë që ajo të rihapet sa më shpejt.
Katedralja e St. Paul është një nga vendet më të vizituara të Londrës që financohet nëpërmjet të ardhurave prej turistëve (820 mijë vizitorë në 2010).
Protesta e Londrës është frymëzuar nga protesta “Occupy Wall Street” dhe ka nisur të Shtunën e shkuar në Paternoster Square, sheshi privat i lagjes financiare në Londër qendër locale e Bursës.Pronarët e sheshit, me një urdhër të gjykatës, kanë arritur ta zhbllokojnë atë dhe policia ka bllokuar hyrjen. Manifestuesit me rreth dyqind tenda i janë drejtuar katedrales të St. Paul duke krijuar gjatë javës një grup gjithnjë e më shumë të qëndrueshëm, me një tendë për ushqimin dhe një tjetër për laboratorë politik.
Fillimisht manifestuesit kanë patur mbështetjen e reverendit Gilles Fraser që i kishte kërkuar policisë të mos krijonin një “kordon“ rreth kishës: “nuk ndieja nevojën e asaj lloj mbrojtje” ka deklaruar ai.
Sot reverendi ka përsëritur pozicionin e tij duke thënë “jemi të lumtur që protestat në Londër janë paqësore dhe që ka një atmosferë të mirë midis personelit të katedrales dhe atyre që tashmë jetojnë në tendat përreth. Ka dicka të thellë në këtë protestë”.
Funksionarët e kishës nuk janë të merakosur vetëm për dimensioned e “kampit” dhe si rrjedhojë pakësimi i numrit të turistëve, por dhe nga mungesa e sigurisë jo vetëm për personelin dhe vizitorët por edhe për vetë manifestuesit.
Anëtarët e protestës janë përgjigjur se do të vendosin bashkarisht në mënyrë demokratike se cfarë do të bëjnë, duke bërë të ditur se “në 48 orët e fundit kampi është riorganizuar sipas udhëzimeve të dhëna nga zjarrfikësit sidhe është pranuar prania e dy barrierave për të ruajtur hyrjen në katedrale.
Manifestuesit kërkojnë që të specifikohen më mirë kush janë problemet e sigurisë e besojnë se frika e funksionarëve nuk është e lidhur me sigurinë por është me natyrë ekonomike: “besojmë se janë të merakosur për numrin e vizitorëve, ne jemi munduar të garantojmë se programi jonë nuk është në konflikt me programin e tyre,në mënyrë që drejtimi normal i katedrales të mos ndryshojë. Natyrisht jemi shndërruar dhe ne në një tërheqje turistike në portat e kishës”
(a.s/BalkanWeb)