E Shtunë, 31 Tetor 2026

Heqja e barrikadave, KFOR-i vazhdon aksionin në Veri – kërcënon me përdorimin e forcës

21-10-2011 / Gazeta 55

KFOR-i ka nisur një aksion të ri në veriun e Kosovës për të bërë të mundur zhbllokimin e rrugëve nga serbët. Sipas mediave serbe të cilat citojnë kryetarin e komunës paralele të Zubin Potokut Slavisa Ristiç në drejtim të fshatit Jagnjenic, janë nisur dy autoblinda të KFOR-it.
Ristiç ka thënë gjithashtu se ushtarët portugezë dhe gjermanë janë nisur në fshatin Zupç, ku kanë larguar telin me gjemba të vendosur para barrikadës së serbëve.
Siç raporton Beta, banorët e Kolashinit të Ibrit pas orës 10 janë nisur drejtë Zupçit.
Pranë barrikadës në Kolshanin e Ibrit janë mbledhur disa qindra serbë, ndërsa me ta janë kryetarët e komunave paralele, priftërinjtë dhe murgjit nga kishat dhe manastiret në atë vend.
Koha.net ka raportuar më parë se KFOR-i e ka bërë të mundur marrjen e autostradën e “Adriatikut” në pjesën që i përket fshatit Zupç. Në këtë fshat, KFOR-i ka vendosur forca të shumta dhe çdo lëvizje nëpër këtë rrugë i nënshtrohet një kontrolli të ushtarëve të KFOR-it.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, ka thënë se trupat e KFOR-it kanë larguar përfundimisht barrikadën mbi urën e fshatit Zupç.
“Edhe pse të njëjtën e kishte vënë nën kontroll gjatë ditës, për shkaqe teknike dhe fortësisë së materialit që ishte vendosur aty, është dashur të merren pajisje të veçanta për ta larguar si barrikadë fizike”, bëri të ditur Hoti.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›