El Clasico Messi ndjek rekordin
Lionel Messi është në ndjekje të rekordit të golave në “El Clasico”-n e Spanjës ndërmjet Barcelonës dhe Realit të Madridit, që do të luhet të dielën. Sulmuesi argjentinas është vetëm tre rrjeta larg primatit absolut të mitikut Di Stefano, që në periudhën mes viteve ’50 dhe ’60 ka shënuar plot 18 gola.
Për sulmuesin “blaugrana” supersfida e La Liga-s cilësohet si rasti për të rritur edhe më tej numrin e golave të shënuar përballë rivalëve të përjetshëm. Deri më tani Messi regjistron 15 rrjeta të realizuara.
Ylli argjentinas është në avantazh të dukshëm me rivalin kryesor në fushë, Cristiano Ronaldo, që në 10 ndeshje ka shënuar tre gola.
Ndërkohë, janë të shumtë ata që besojnë se “El Clasico” mund të jetë vendimtare edhe në garën për trofeun prestigjioz individual, “Topi i Artë 2012”. Ndeshja në “Camp Nou” është sfida e fundit direkte ndërmjet Messit dhe Ronaldos përpara përcaktimit të fituesit të këtij çmimi, ku në garë janë edhe portieri i Realit, Iker Casillas dhe mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta.
Përsa i takon fituesit të këtij viti, gara duket më e hapur se asnjëherë tjetër, ndërsa një paraqitje e shkëlqyer e katër konkurrentëve për “Topin e Artë” në përballjen e së dielës mund të ndikojë shumë në votimin përfundimtar.
Ndërkohë, duke folur përpara ndeshjes, Messi ka deklaruar se “të mposhtësh Realin është gjëja më e bukur”. Duke folur për kundërshtarët direkt, ai ka fshaqur admirim për Cristiano Ronaldon, duke e cilësuar një “lojtar të madh”.
Argjentinasi është shfaqur dukshëm më i përmbajtur kur u pyet për Jose Mourinhon: “Nuk kemi folur asnjëherë dhe nuk e njoh personalisht, por di që lojtarët e tij thonë fjalë të mira. Mendoj që është një trajner i mirë”, tha 25-vjeçari.