E Shtunë, 31 Tetor 2026

Curri rikthehet pas një viti

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë Gianni De Biasi, të shtunën ka shpallur listën e lojtarëve të cilët do të jenë të grumbulluar për dy takimet kundër Islandën dhe Sllovenisë, të cilat do të zhvillohen në kuadër të eliminatoreve për kampionatin Botëror 2014.

Risi në këtë listë është rikthimi i mesfushorit kosovar Debatik Currit në skuadër. Mesfushori kosovar do t’i bashkohet ekipit kuqezi pas një viti mungesë shkaku i lëndimit të gjurit. Anëtari i ekipit turk Gençlerbirligi, ndeshjen e fundit në fanellën e Shqipërisë e kishte zhvilluar me 2 shtator të vitit të kaluar kundër Francës (1:2) në stadiumin ‘Qemal Stafa’.

Përveç Currit, trajneri italian për dy ndeshjet e rashës në ekipin kuqezi ka ftuar edhe shatë kosovarë të tjerë; Samir Ujkanin, Etrit Berishën, Lorik Canë Armend Dallkun, Mërgim Mvarajan, Burim Kukelin dhe Alban Mehën derisa Ahmed Januzi ka mbetur jashtë ekipit shkaku i lëndimit të dorës. Ndeshjen e parë Shqipëria do ta luaj me 12 kundër Islandës në ‘Qemal Stafa’.

Edhe ndeshjen e dytë e cila luhet me 16 shtator kuqezinjtë do ta luajnë në Tiranë kundër Sllovenisë. Këto dy ndeshje do të jenë shumë të rëndësishme për Shqipërinë në rrugën e saj drejt kualifikimit në ‘Brazili 2014’. Kuqezinjtë pas dy ndeshjeve të zhvilluara grup, zënë vendin e tretë me 3 pikë të tubuara.

Lista e të ftuarve

Samir Ujkani, Etrit Berisha, Orges Shehi, Lorik Cana, Armend Dallku, Tefik Osmani, Andi Lila, Mergim Mavraj, Debatik Curri, Renato Arapi, Franc Veliu, Jahmir Hyka, Emiljano Vila, Burim Kukeli, Ansi Agolli, Sabien Lilaj, Gilman Lika, Ervin Bulku, Armando Sadiku Alban Meha, Hamdi Salihi, Odise Roshi, Erjon Bodgani, Edgar Çani

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›