Messi lavdëron Ronaldon dhe Mourinhon

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi ka shprehur admirimin e tij për rivalët e Real Madridit, trajnerin Jose Mourinho dhe sulmuesin Cristiano Ronaldo.
“Mourinho është trajner i mirë kurse Ronaldo është futbollist i madh”, deklaroi Messi gjatë një interviste për Todobarcelona.net para El Clasicos të dielën në Nou Camp. Messi në tri vitet e fundit ka fituar Topin e Artë dhe gjithnjë ka qenë i rivalizuar nga Ronaldo.
Ata janë konkurrent kryesor edhe për çmimin e këtij viti. Të dielën në Nou Camp, vëmendja kryesore do të jetë mbi ta si futbollistët kryesor në skuadrat përkatëse.