E Shtunë, 31 Tetor 2026

Man City, lehtë me Sunderlandin

Manchester City ka shënuar fitore të lehtë me rezultat 3-0 ndaj Sunderlandit në kuadër të xhiros së shtatë në Premierligë.

Skuadra e Roberto Mancinit nuk lejoi befasi duke marrë pikë të plota në ndeshjen e dominuar prej tyre. City kaloi në epërsi me golin e bukur të mbrojtësit Aleksander Kolarov në minutën e 5-të nga goditja e lirë. Pas saktësisht një ore lojë, zëvendësuesi Sergio Aguero – i inkuadruar në lojë në vend të Mario Balotellit – dyfishoi epërsinë duke realizuar nga afërsia.

Kurse, rezultatin përfundimtar e vendosi mesfushori James Milner i cili njësoj si Kolarov realizoi mjeshtërisht nga goditja e lirë në minutën e 89-të. Me këtë fitore, City ngjitet në kuotën e 15 pikëve, një më pak se lideri Chelsea që ndeshet sot me Norëichin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›