E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hysi mposht edhe Vëllaznimin

Skuadra e Hysit nuk ka të ndalur. Pasi mposhti Prishtinën në kryeqytet ekipi bardhezi arriti ta mposhtë edhe skuadrën e Vëllaznimit në Merdarë me rezultat 1:0, duke radhitur fitoren e tretë rresht.

Ekipi i drejtuar nga Hysni Maxhuni, e ka nisur mirë takimin duke rrezikuar portën e Feim Statofcit. Edhe mysafirët kanë qenë të rrezikshëm mirëpo nuk arritën ta dërgojnë topin në rrjetë përkundër rasteve të mira që kishin.

Në minutën e 39-të, Hysi ka mundur të kaloj në epërsi pasi Mentor Zhdrella nga gjuajtja e lirë ka goditur shtyllën e gjakovarëve. Por vetëm gjashtë minuta më vonë Bujar Idrizi arriti që me kokë ta realizoj golin e avantazhit.

Në pjesën e dytë, skuadra e Vëllaznimit është munduar që ta barazoj rezultatin por pa sukses derisa futbollistë e Hysit janë munduar që ta rrisin avantazhin nëpërmjet kundërsulmeve por që nuk i kanë dalë.

Me këtë fitore skuadra e Hysit ka tubuar 13-të pikë dhe i është afruar kreut të tabelës. Ndërsa ekipi i Vëllaznimit pas nëntë xhirove të kaluara në Superligë mbetet në kuotën e 10-të pikëve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›