E Shtunë, 31 Tetor 2026

Neymari s’është për Premierligë

Legjenda e Brazilit, Pele ka theksuar se stili i lojës së yllit të Santosit, Neymar nuk i përshtatet Premierligës dhe mendon se futbollisti do të vuante nëse do të vazhdonte karrierën në Angli.

20 vjeçari në të kaluarën është kërkuar nga Manchester United dhe Chelsea. Kurse, Pele mendon se Premierliga do të ishte destinacion i gabuar për Neymarin.

“Nuk pajtohem se Neymar duhet të shkojë tani në Evropë. Kur jam njoftuar se ai ka ofertë për të luajtur në Angli e kam këshilluar se nuk është ligë për të sepse është shumë e vështirë, dhe tepër fizike për të”, deklaroi Pele për Fox Sports.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›