Shqiperia nivel te ulet futbolli

Me ndeshjet kualifikuese të muajit tetor që po afrojnë, ku Shqipëria do të luajë në datat 12 dhe 16 në Tiranë kundër Islandës dhe Sllovenisë, trajneri Gianni De Biasi nuk e ka kursyer një analizë të shkurtër për gjendjen e futbollit shqiptar.
“Elementët që kam në dispozicion në përfaqësuesen shqiptare nuk janë aspak të këqinj. Lojtarët e këtij vendi, ata që janë më të mirët dhe që aktivizohen në kombëtare luajnë pothuajse në të gjitha ligat europiane. Mjafton të kujtoj që vetëm në Itali luajnë tre futbollistë”, ishin fjalët e De Biasit.
Më tej, trajneri shtoi: “Përsa i takon pjesës tjetër, niveli është relativisht i ulët. Megjithatë, ky është një komb i ri në disa këndvështrime dhe për këtë arsye i duhet lënë koha e nevojshme që të rritet”.
Më tej, trajneri 56-vjeçar ka shpjeguar edhe arsyet që e kanë shtyrë të marrë drejtimin e një ekipi përfaqësues. “Bëra këtë zgjedhje mbi të gjitha sepse dëshiroja një eksperiencë në krye të një ekipi Kombëtar. E cilësoj si një sfidë shumë të rëndësishme dhe kam dëshirë që të arrij sa më lart”, shtoi trajneri.
Por, zgjedhja e ish-trajnerit të Udineses, Torinos, Breshias e Levantes për të marrë drejtimin e stolit të Shqipërisë, lidhej edhe me aspekte të tjera.
“Zgjodha një ekip përfaqësues edhe sepse nuk e shoh shumë veten në futbollin e sotëm në nivel klubesh. Roli i trajnerit nuk është më ai i mëparshmi: duhet ti përgjigjemi edhe personave të tjerë dhe disa zgjedhje teknike nuk mund të bëhen në autonomi të plotë”, rrëfeu De Biasi.