Agger afër vazhdimit në Liverpool

Qendërmbrojtësi i Liverpoolit, Daniel Agger është shumë pranë arritjes së marrëveshjes së re dyvjeçare në Anfield Road, ka njoftuar BBC Sport të premten.
27 vjeçari danez spekulohej me transferim në Manchester City gjatë verës. Por, ai vazhdimisht ka theksuar dëshirën e tij për të mbetur në klub. Kontrata e tij me Liverpoolin do të skadojë në qershor 2014 por menaxheri Brendan Rodgers e sheh mbrojtësin si anëtar kyç të ekipit për vizionin e tij për të ardhmen.
Agger erdhi në Anfield nga Brondby për 5.8 milionë funte në janar 2006 dhe aktualisht është duke u rikuperuar nga një lëndim i gjurit.