Balaj gol ndaj Athletic Bilbaos

Bekim Balaj konfirmon startin e mirë të sezonit te Sparta Praha. Sulmuesi shkodran ka shënuar në ndeshjen që skuadra çeke fitoi me rezultatin 3-1 përballë Athletic Bilbaos, të vlefshme për raundin e dytë të Grupit I në Europa League.
21-vjeçari shkodran e nisi si titullar sfidën përballë spanjollëve të drejtuar nga Marcelo Bielsa, ndërsa në minutën e 41-të të takimit ai ka shënuar golin e dytë për Spartën. Në “General Arena”, vendasit zhbllokuan shifrat në të 26-tën me Zapotocny, ndërsa përpara pushimit mes pjesëve erdhi rrjeta e sigurisë nga Balaj.
Lojtari i përfaqësueses Shpresa e dërgoi topin në rrjetë pas një devijimi me kokë, duke realizuar edhe golin e parë në ndeshjet ndërkombëtare. Një gol me shumë peshë, mbi të gjtiha sepse vjen në fazën finale të një aktiviteti europian, ndërsa më parë Balaj nuk kishte arritur të festonte në aktivizimet në turet kualifikuese me Vllazninë dhe Tiranën.
Fitorja e Sparta Praha u vulos në të 56-tën me golin e shënuar me 11-metërsh nga Husbauer, ndërsa Athletic Bilbaon shënoi rrjetën e nderit në të 73-ën me Marcos.
Balaj qëndroi gjatë gjithë 90 minutëshit në fushë, duke regjistruar paraqitjen e dytë në aventurën europiane të Partës, pas 5 minutave të luajtura në humbjen 2-1 që çekët pësuan në fushën e Lionit.
Kjo është rrjeta e tretë sezonale për “bomberin” shkodran, që ka shënuar dy herë edhe në 6 ndeshje ku është aktivizuar në Gambrinus Liga-n çeke. Me paraqitjet e tij, Balaj i ka dërguar meszhe të qarta trajnerit të Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, duke u kandiduar si një alternativë për sulmin gjatë kualifikueseve të Botërorit 2014.