Kine kercenim me vdekje per Federer
Masteri 1000 i ATP-së në Kinë ka nisur mes shqetësimit për kërcënimet me vdekje ndaj kampionit të tenisit, Roger Federer. Në një faqe kineze në internet shkruhej se ylli zviceran do të vritej nga data 7 deri më 14 tetor në Shanghai. Kërcënimi ka ardhur nga “themeluesi i fesë politeiste macja blu 07”.
Kjo është arsyeja përse organizatorët e turneut dhe forcat e sigurisë kanë vendosur të rrisin masat e sigurisë në kryeqytetin ekonomik të Kinës, ku objektivi është që të mbrohet me çdo kusht Federer dhe familja e tij. Për rrjedhojë tenisti nuk do të qëndrojë gjatë në fushë pas ndeshjeve, ndrësa do të evitohen edhe autografet.
Organizatorët bën të ditur se kanë vendosur që “ta marrin seriozisht kërcënimin me vdekje” ndaj numrit 1 të klasifikimit botëror për meshkuj. Kjo masë erdhi pavarësisht se mesazhi kundër 17 herë kampionit të “Grand Slam”-it është bërë prej muajit të kaluar.
“Më 6 tetor kam ndërmend të vras Federer, në mënyrë që të shfarros tenisin”, ishte postimi i hedhur në “Baidu”, që është një prej plataformave më të rëndësishme aziatike të forumeve në internet, që përdorte pseudonimin si “krijuesi i fesë politeiste të maces blu 07”.
Deklarata kërcënuese shoqërohej nga një fotografi ku tenisti shfaqej i gjunjëzuar në fushë, ndërsa pas tij qëndronte një ekzekutues me maskë dhe sëpatë në dorë.
Sulmet ndaj sportistëve të tenisit janë të ralla, megjithatë më 30 prill të vitit 1993 Monica Seles, që në atë periudhë ishte numri 1 në botë për femra, u godit me thitë në fushë në Hamburg, nga një person me çekuilibrime mendore, i cili ishte tifoz i gjermanes Steffi Graf.